close
Vendi

Delegacioni nga qyteti i Shkupit vendosi lule në varrin e Goce Dellçevit

Polozuvanje cveke Goce Delcev 2022 (1)

Kryetarja, Danela Arsovska, dhe Sekretari i Qytetit të Shkupit, Gjoko Velkovski, sot vendosën lule të freskëta në varrin e kolosit maqedonas të lirisë në oborrin e kishë “Sveti Spas” me rastin e 119 vjetorit të vdekjes së tij.

Goce Dellçev është një nga themeluesit e Organizatës Revolucionare Maqedonase dhe udhëheqës popullor i cili me veprimtarinë e tij revolucionare la gjurmë të përhershme në historinë e Maqedonisë. Vizionar i cili prej më shumë se një shekull më parë e kuptoi botën si fushë të konkurrencës kulturore të kombeve.

Prandaj, sot më 4 maj, е kujtojmë amanetin e tij, dashurinë për atdheun dhe sakrificën vetëmohuese për liri. Shkupi dhe shkupjanët e festojnë dhe nderojnë figurën dhe veprimtarinë e tij me dinjitet, dhe e vlerësojnë trashëgiminë e tij.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia