close
Bota

DELHI: DHJETËRA TË VDEKUR, MIJËRA TË BLLOKUAR

338D6ECA-B893-445C-8039-87DC5D2815F5_cx0_cy2_cw0_w987_r1_s_r1

Autoritet indiane po mundohet të shpëtojnë disa mijëra veta  të cilët prej një jave janë të ngujuar nëpër shtëpitë e veta për shkak të reshjeve të mëdha. Llogaritet se deri tani të paktën 52 veta kanë humbur jetën  kurse  dhjetëra mijëra të tjerë kanë braktisur vatrat e veta në  pjesën verilindore dhe lindore të Indisë.

Autoritetet qëndrore thonë se po punojnë për evidencimin e dëmeve material. Ndërkohë janë hapur mbi 350 kampe dhe është siguruar  ushqim dhe produkte të tjera për banorët e zonave të rrezikuara.

Agjencitë e lajmeve rikujtojnë se përmbytjet në Indi janë të zakonshme në periudhën e monsuneve që zgjat nga muaji qershor deri në shtator. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia