close
Top LajmeVendi

Dëmtohen “policët e shtrirë” në Çair

Screenshot_20220403-170917_Facebook

VETURAT NGASIN SHPEJTË, FËMIJËT NË RREZIK


“Edhe pse në shumë rrugë ku ndodhin aksidente dhe vozitet mbi shpejtësinë e lejuar vendosen ndalesa për ngadalsimin e shpejtësisë sërish qytetarët e pandërgjeshëm po i heqin dhe po i shkatërrojnë ato”.

E banorët për tv Klan M thonë se këto ndalesa vendosen në mënyre paushalle dhe për këtë shkak edhe dëmtohen shumë shpejtë. Pikërisht në bulevardin Brigada Maqedono-Kosovare (Makedonsko Kosovska brigada) ndalesat janë dëmtuar ndërsa banorët thonë se shpesh ndodhin edhe ndeshje ku pësojnë fëmijët të cilët shpeshë herë kalojnë këtë rrugëpër të shkuar në shkollë.

BANOR

“Këtu shpejtë vozitet, shumë ndeshje ka pasur dhe shumë fëmijë kanë shkelur të shkollës. Pasi i kanë vendosur sërish vozitet shpejtë. Edhe pse i kanë vendosur këto ndalese, kalojnë në trotoar për të vozitur për atë kemi vendosur edhe gurë. Kush i heq këto pengesa a dini? Hiqen vet pasi nuk janë të vendosura mirë”. 

Banor 

“Kanë ndodhur shpeshë herë aksidente, kan shkelur fëmijë. A ka ndihumar që këto ndalese të ketë më pak ndeshje? Po këto ndihmojnë”. 

Banor

“Po këto ndalesa ndihmojë në qoftë se vozitësit kanë kujdes, por shumica nuk kanë kujdes dhe “fluturojnë” shumë shpejtë vozisin. Ato që janë të vetëdishëm kanë kujdes dhe vozisin ngadalë”. 

Nga Komunën e Çairit, thonë se nuk kanë informacion se janëhequr apo dëmtuar ndalesat për ndalimin e shpejtësisë.

KOMUNA E ÇAIRIT

“Për rrugët dytësore mbi të cilat kompetente është Komuna e Çairit, nuk ka ndonjë njoftim për largimin dhe dëmtimin e pengesave për ndalim të shpejtësisë. Për dëmtimin dhe largimin e pengesave për ndalim të shpejtësisë në rrugët kryesore dhe bulevarde kompentente është Qyteti i Shkupit”.

Se ka aksidente të shpeshta në këtë bulevard dëshmojnë njoftimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia