close
Sport

DËMTOHET MESSI, NË DYSHIM PËR CITY

SXSgX82kYMt2_MTR862rk0rdk_1440x960

YLLI ARGJENTINAS KA NJË DËMTIM NË KOCKË NË GJURIN E MAJTË, NUK DO LUAJË NDAJ METZ NË LIGUE 1


Lionel Mesi ka pësuar një dëmtim në kockë në gjurin e majtë dhe rrezikon që të mos luajë në takimin e Ligës së Kampioneve kundër Mançester Sitit.

Klubi i PSG-së konfirmoi problemin e yllit argjentinas, që nuk do të luajë sfidën e së martës kundër Metzit në kampionat.

Mjekët e ekipit parisien pasi kryen skanimin e dëmtimit në mëngjesin e së martës, vendosën që të kryejnë sërish një tjetër kontroll 48 orë më vonë.

“Pleshti” u fut në lojë në takimin kundër Lionit me shqetësimin në gju, i cili vazhdon që t’i hapë probleme.

Përballja e dytë e PSG-së në Ligën e Kampioneve që do të jetë kundër “qytetarëve” pritet me interes nga tifozët.

Mesi ka shansin që të përballet me ekipin që drejtohej nga ish-trajneri i tij Pep Guardiola më 28 shtator, por në Francë raportojnë se prania e tij është në dyshim.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia