Deponia në Vizbeg: Kompanitë hedhin mbetje ndërtimore (VIDEO)

ARSOVSKA: KAM FRIKË PËR INSPEKTORËT DISA HERË KANË QENË TË SULMUAR

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Kompani të ndryshme nga rrethina e Shkupit vazhdojnë hedhin mbetje ndërtimore në minin deponinë e egër në Vizbeg të Shkupit. Kryertarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska thotë se inspektorët disa herë I kanë dënuar individët të cilët janë kapur duke hedhur mbetje por se inspektorët shpesh here edhe sulmohen në vendin e ngjajres, raporton KlanMacedonia.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kompani private po e mbushin deponinë e egër në Vizbeg të Shkupit. Është vendosur dryni dhe një derë e improvizuar por kompanitë gjejnë mënyrën sërish të gjuajnë mbeturina.

“Edhe pse është ndaluar hyrja dhe gjoba është prej 50 euro shumë kompani private hyjnë brenda dhe gjuajne mbetje ndërtimore”.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska thotë se inspektorët kanë gjobitur kompani dhe individ të cilët i kanë kapur duke gjuajtur mbeturina. Nuk dha numër të saktë se sa subjekte ka dënuar por vetëm tha se gjoba është prej 3 mijë e 800 deri 100 mijë euro.

DANELLA ARSOVSKA KRYETARJA E QYTETIT TË SHKUPIT

“Ne punojmë dhe veprojmë deri aty ku i kemi ingerencat. Por unë e kam patjetër që t’i mbroj të punësuarit e mi dhe inspektorët të cilët dalin në terren. Ne shumë raste janë të sulmuar në momentin që duan dikë ta dënojnë apo i kapin personat që po gjuajnë mbeturina apo e ndotin mjedisin. Duhet patjetër që të parandalohet kjo që po ndodh. Hapat tonë të rradhës janë që të gjithë ndotësit do ti padisim. Por më besoni se për këtë çështje duhet të përfshihen edhe Ministria për punë të brendshme edhe Ministria e mjedisit. (01:20

Ndryshe deponia gjendet midis Komunave Shutkë dhe Butel. Nga Komuna Butel thonë që deponitë që I takojnë komunës së tyre i kanë pastruar por se qytetarët e pandërgjeshëm sërish gjuajnë.

Ndryshe para dy viteve u mblodhën kryetarë e ministra për të treguar se ka filluar pastrimi deponisë së egër por edhe pas dy viteve ende nuk është pastruar. Përveç mbeturinave që hidhen, këtu shpesh herë i vihet flaka deponisë. Me dekada kjo deponi e egër ndot ajrin por edhe paraqet problem për banorët të cilët jetojnë pak metra larg deponive. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share