close
Top LajmeVendi

DEPUTETËT PËRPLASJE EDHE RRETH LIGJIT PËR OHRIN

Screenshot_6
https://www.youtube.com/watch?v=HikrY4BT_eQ

Debati në Komisionin parlamentar për kulturë pasditen e sotme nxorri në sipërfaqe një sërë lëshime, tani dhe në të kaluarën, për shkak të të cilave trashëgimia kulturore dhe natyrore e Ohrit është e rrezikuar, dhe nuk ka mënyrë si të ndalet degradimi I saj. Deputetët e opozitares VMRO-DPMNE thanë se nuk do ta mbështesin propozim – ligjin e ri për menaxhim me rajonin e Ohrit.

Deputetëve të Komisionit Parlamentar për kulturë nuk u eci mbarë përpjekja për tu bashkuar në vendime jopartiake për të ndërmarrë masa urgjente që Ohri dhe rrethina të vazhdojnë të mbajnë statusin e fituar para 40 viteve – trashëgimi natyrore dhe kulturore botërore nën mbrojtjen e UNESKO-s. Nga opozitarja VMRO-DPMNE refuzojnë ta mbështesin propozim-ligjin e ri të qeverisë, duke thënë se ai është I nevojshëm për shpalljen e moratoriumit për ndërtime të reja në rajon.

“Përfaqësuesi për shembull nga Ministria e ambientit jetësor duhet të jetë nga rradhët e shkencëtareve të shquar dhe bashkëpunëtorëve nga fusha e mbrojtjes dhe duhet të ketë titull doktor i shkencave dhe përvojë pune dhjetëvjeçare, njëlloj edhe përfaqësuesi nga Ministria e Kulturës, por përfaqësuesi nga Ministria për sisteme politike dhe marrëdhënie midis bashkësive nuk duhet ti plotësojë këto kritere. Këshilli për rajonin e Ohrit vendos me shumicë votash nga numri total i anëtarëve, duhet të ketë shumicë votash nga numri total i anëtarëve të cilët u përkasin bashkësive që nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ju lutem…”-tha Magdalena Manaskovska, VMRO DPMNE.

“Këto janë marrëzi” – reagoi deputetja Liljana Popovska nga partia DOM, duke u pajtuar se në këtë mënyrë Këshilli nuk do të ketë mundësi të marrë vendime relevante dhe efikase. Kryetarja e Komisionit për kulturë Irena Stefoska rikujtoi se para 40 viteve, kur pushteti i atëhershëm jugosllav aplikoi për status – rajon i mbrojtur nga UNESKO, rajoni i Ohrit është menaxhuar me kujdes dhe me profesionalizëm.

“Në ish – Jugosllavi, ekspertët maqedonas dhe jugosllavë kanë punuar tre vite për përgatitjen e aplikimit. Që të dëshmohet rëndësia e jashtëzakonshme që e ka rajonii Ohrit, për tërë njerëzimin. Ka pasur Këshill për Ohrin, për Dojranin, për Prespën…Pas gjithë këtij kujdesi , pas regjistrimit në listë, për fat të keq në tri dekadat e fundit nuk arritëm ta ruajmë ashtu si ka qenë e regjistruar kjo e mirë e jona botërore, kulturore dhe natyrore.” –deklaroi Irena Stefoska, LSDM.

Degradimi i rajonit po ndodh qe një kohë të gjatë dhe në kohën e qeverisjes të të gjitha strukturave politike udhëheqëse, përkujtoi deputeti i pavarur Nikica Korubin, duke sugjeruar se politizimi nuk shpie në zgjidhje.

“Të gjithë kemi përgjegjësi dhe askush nuk duhet të ikë nga përgjegjësitë, më duket se kjo përpjekje vazhdimisht të shpëtojmë nga ndonjë situatë, ose të kërkojmë zgjidhje të re politike, që është legjitime, nuk them jo, sepse shumë është vënë mbi tryezë – ndërsa imazhi i vendit tonë dhe situatës tonë “ pozitë – opozitë”, dhe kërkojmë zgjidhje në BE dhe si kujdesemi për trashëgiminë kulturore etj, është legjitime. Megjithatë problem nuk zgjidhet në këtë mënyrë.”-shprehet Nikica Korubin, Deputete e Pavarur.

Korubin theksoi se në takimin e javës së kaluar të UNESKO-s në Baku në Azerbejxhan, nën mbrojtje hyri edhe rajoni i Liqenit të Ohrit nga ana e Shqipërisë. Pas çka, siç theksuan autoritetet në Tiranë, menjëherë kanë dorëzuar Plan për menaxhim me hapësirën e mbrojtur, gjë që dëshmon se autoritetet shqiptare janë më të përgatitura se ato maqedonase, theksoi ajo. Debati për propozim-ligjin do të vazhdojë në Kuvend. Në ndërkohë, auoritetet lokale në Ohër, qytet me rreth 2500 metra katrorë afreske, liqenin më të vjetër në Evropë me 17 lloje endemike të peshqve, ballafaqohen me presion rreth çështjes a duhet të rënohen objektet, që të plotësohen kërkesat themelore të organizatës botërore, e cila qytetit i dha afat edhe 6 muaj të ruajë statusin prestigjioz të trashëgimisë natyrore dhe kulturore botërore. /Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia