close
Ekonomi

DERIVATET E NAFTËS: KUÇI-RRITJA ‘GODET’ XHEPAT E QYTETARËVE

Screenshot_1

Reagon partia opozitare VMRO-DPMNE


Shtrenjtohen çmimet e derivative të naftës, edhe atë për 1.5 denarë për Eurodisel dhe 0.50 denarë për eurosuper BS-95, me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë. Kjo rritje sipas ekonomistëve do të ndikojë në ekonominë e qytetarëve, por se do të ketë mundësi për përballimin e të njëjtës.

Sipas ekonomistit Menderes Kuci, çmimet e derivative në vend janë më të lira krahasuar me vendet e rajonit, por kjo nuk do të thotë se nuk do të jetë ngarkesë për qytetarët.

Kanë reaguar nga partia opozitare VMRO DPMNE, duke i bërë thirrje LSDM-së që të ulë akcizën e derivateve të naftës me ç’rast do të ndalohet edhe vjedhja e qytetarëve.

“LSDM duhet ta ul akcizën e derivateve të naftës të cilën e ka rritur. Në vend që të vidhen qytetarët, duhet të japin llogari se për shkak të pasurimit të tyre populli është vendosur në pikëpyetje”, thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së. /Lulzime Ameti/

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia