close
Ekonomi

DERIVATET E NAFTËS: NGA MESNATA ULEN ÇMIMET E DERIVATEVE

3234033

Çmimi ulet vetëm për gjysmë denari


Benzina dhe dizeli prej sonte në mesnatë do të lirohet për gjysmë denari, kumtoi Komisioni Rregullator për Energjetikë. Me vendimin e ri, çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të jetë 61 denarë për litër, ndërkaq çmimi i EUROSUPER BS-98 do të jetë 63 denarë për litër.

Çmimi i ri i dizelit nga mesnata do të jetë 46.5 denarë për litër. Çmimi i mazutit do të zvogëlohet për 1.9 denarë për kilogram dhe nga mesnata do të kushtojë 28.17 denarë për kilogram. Si arsye për reduktimin e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës nga Komisioni Rregullator i Energjetikës, ata përmendin çmimin më të ulët të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditë të kaluara dhe uljen e kursit të dollarit për 0,02 për qind kundrejt denarit. /Klan Maqedoni/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia