close
Top LajmeVendi

DERKOSKI: ZGJEDHJET DO TË KUSHTOJNË TETË MILIONË EURO

Screenshot_8

Votuesit nga Pusteci, ende në listat zgjedhore


Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Oliver Derkoski, në intervistën e së dielës në REL flet për përgatitjet e zgjedhjeve, për aktivitetet e partive para zgjedhjeve dhe për atë se sa do të kushtojnë të njëjtat, ai shton se votuesit nga Pusteci, ende janë në listat zgjedhore pasi kanë nënshtetësi të RMV-së.

Zgjedhjet e 12 prillit do t’i kushtojnë më shumë se 8 milionë euro shtetit, ku 6.7 milionë euro janë në procedurë parlamentare, kurse me ndërhyrje në amendament do t’i shtohen edhe 1.5 milion, duke i përfshirë këtu edhe harxhimet mediatike, kurse harxhimet e komisionit do arriijnë shumën prej rreth 3 milionë euro, thotë kryetari i Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve Oliver Derkoski.

“Sipas asaj që e pamë me propozim buxhetin, i cili tani është në procedurë parlamentare, kalkulimet janë se janë paraparë mbi 6.7 milionë euro për zgjedhjet që paraprijnë. Kam informacion se do të ketë edhe një intervenim në amendament për 1.5 milion shtesë, kështu që shuma arrin mbi 8 milionë euro. Me ligjin e ri, fushata mediatike tani paguhet nga shteti, kështu që, këtu përfshihen edhe këto harxhime, që do të jenë pjesa më e madhe e kësaj shume.” –tha Oliver Derkoski, Kryetar i Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve.

Së fundi, nëpër gjyqe, dëgjojmë dëshmi nga të punësuar në MPB, të cilët akuzojnë për dhënie të letërnjoftimeve, banorëve të Pustecit. Lista zgjedhore ende ka persona të kontestueshëm me të drejtë vote, që ndryshe janë quajtur edhe “fantazma”. Derkovski për këtë thotë se përgjegjësi duhet të mbajnë institucionet kompetente që i japin këto dokumente, kurse komisioni e ka detyrë, secilit person i cili ka dokument identifikimi të vlefshëm, ti’a sigurojë të drejtën e votës.

“Në listën zgjedhore gjenden të gjithë qytetarët të cilët kanë nënshtetësi të RMV-së dhe janë mbi 18 vjeç. Ne nuk ndërhyjmë në çështjen pse dhe si dikush ka marrë dokument të vlefshëm. Këtë e ka përgjegjësi MPB-ja, e cila do të duhej t’i rishikojë këto persona, vetëm atëherë të njëjtit do të hiqen nga lista zgjedhore.”- shprehet Oliver Derkoski, Kryetar i Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve.

Në lidhje me ndryshimet e mundshme në modelin zgjedhor, Derkoski thotë se kemi provuar disa nga ato, dhe varianti më i mirë sipas tij do të ishte një njësi zgjedhore, por me prag zgjedhor për të mundësuar baraspeshë në skenës politike. /REL&Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia