close
Vendi

DËSHMITË PËR TRAGJEDINË NË TETOVË – REAGON OPOZITA

Sequence 01.01_25_43_18.Still025

SELA: TË NDALEN PRESIONET


Pas dëshmisë së Ibin Emshiut për Dojçe Vele ku thekson se është kërcënuar me jetë që të mos e zbulojë të vërtetën për tragjedinë në Tetovë, reagojnë partitë opozitare. Lideri I VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski pyet se kush po kërcënohet dhe kush dëshiron që të vritet e vërteta. Ai kërkon dorëheqje të menjëhershme të Hasanit, Filipçes dhe Zaevit me qëllim që siç thekson, të mos ndikohjnë në hetim.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-së

“Ajo që është katastrofë e vërtetë janë kërcënimet me jetë ndaj Ibin Emshiut që të mos dëshmojë për të vërtetën goditëse, për sistemin e mykur dhe të kalbur shëndetësor që çoi në katastrofë . Pyetja është kush po kërcënohet?
Kush dëshiron në këtë mënyrë që të vritet e vërteta dhe kujt i konvenon kjo?”

Të njejtën gjë kërkon edhe kreu I Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Ai thekson se në ditët e fundit po bëhet presion mbi familjarët e viktimave dhe mjekët e spitalit të Tetovës dhe bën thirrje që presionet e tilla të ndalojnë dhe të lejohen hetuesit të bëjnë detyrën e tyre.

ZIADIN SELA, KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

“Ibin Emshiu, i riu që humbi babain dhe vëllaun në zjarr ka denoncuar se po e kërcënojnë që të mos flasë  dhe të tregojë të vërtetën për kushtet dhe zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë. Nga ana tjetër disa mjekë kanë denoncuar se u bëhet  presion që të nënshkruajnë peticion në mbrojtje të njërit drejtor të spitalit të Tetovës, në stil të njëjtë si tentimi i drejtorëve të klinikave të Shkupit për të shpëtuar Filipçen.” 

Nga LSDM theksojnë se në kohën kur po bëhet mobilizimi I plotë I institucioneve që të zbardhin rastin, Hristijan Mickosvski dëshiron të përfitojë politikisht.

IVANKA KUZESKA – LSDM

“Në kohën e një trishtimi kombëtarë dhe mobilizimit të plotë të institucioneve për zbardhjen e rastit, Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE duan të përfitojnë në llogari të tragjedisë. Ka përfunduar koha kur politika dominonte mbi drejtësinë, kur hetimet dhe procedimet diktoheshin me telefon, shpikeshin dëshmitarë dhe keqpërdoreshin institucionet për teatër në opinion.

Ibin Emshiu për Dojçe Vele ka theksuar se është I zemëruar me të punësuarit në qendrën kovid por edhe politikanët, pasi siç ka theksuar ai, tentojnë ta fshehin të vërtetën për tragjedinë. Ai ka theksuar se është detyruar të paguaj nga 1000 denarë në ditë për ndihmësmjekët që ta kurojnë vëllain e tij 28 vjeçarë I cili ishte I palëvizshëm dhe vuante nga paraliza cerebrale. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia