close
Top LajmeVendi

Detaje për zjarrin në anën lindore të stadiumit të qytetit në Tetovë

Zjarr-750×430

Mbrëmjen e djeshme (11-prill) në 20:45 minuta në SPB Tetovë është raportuar se ka shpërthyer zjarr në hapësira të pashfrytëzuara në anën lindore të stadiumit të qytetit në Tetovë.

Në to kishte një sasi të madhe mbeturinash të ndryshme dhe goma të vjetra automjetesh. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa me intervenimin e Njësitit Territorial Zjarrfikës të Tetovës rreth orës 21:35, zjarri është shuar plotësisht. Rasti është duke u zbardhur.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia