close
Sport

DFL: ZGJATET NDALIMI I TIFOZËVE NË NDESHJET E FUTBOLLIT

Liga Gjermane e futbollit

Ministria gjermane e shëndetësisë dhe shtetet federale të hënën ranë dakord për të zgjatur ndalimin e tifozëve në ndeshjet e futbollit të paktën deri në tetor për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kampionati i futbollit në Gjermani rifilloi në mes të majit pas një pauze më tepër se dy muaj, dhe ishte e para ligë evropiane që vazhdoi kampionatin në përputhje të me rregullat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Liga Gjermane e Futbollit (DFL) ka planifikuar një rikthim të pjesshëm të tifozëve në stadiume kur të fillon sezoni i ri nga mesi i shtatorit. Për këtë në korrik,hartoi një protokoll të detajuar shëndetësor.

Në fillim të gushtit, 36 klube profesionale të futbollit gjermanë të kategorive të para dhe të dyta ranë dakord me modelin e Ligës Gjermane të Futbollit për të lejuar kthimin e tifozëve në tribuna.

Por, ky vendim i Ministrisë gjermane të Shëndetësisë, sipas të cilit janë të ndaluara të gjitha tubimet e mëdha deri më 31 tetor, do të thotë se kjo nuk do të ndodhë.

“Ne duhet të qëndrojmë të kujdesshëm. Në situatën aktuale, spektatorët në stadium do të ishin një sinjal i keq,” tha Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.

Spahn theksoi numrin në rritje të personave të infektuar ditët e fundit, duke paralajmëruar se marrja e panevojshme e rrezikut vetëm sa do të rrisë atë numër./Agjencitë

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia