close
Top LajmeVendi

“DHOMA PUBLIKE” DHE NEGLIZHENCA NDAJ RREZIKUT KIBERNETIK

Rasti i fundit me rrjetin social Telegram dhe grupin e krijuar me emër “Dhoma publike” përveç se shfaqi neglizhencën e prindërve ndaj rrezikut kibernetik, shfaqi edhe mungesën e e programeve edukukative nëpër shkolla. Edukimi i fëmijëve rreth rrezikut ndaj këtij fenomeni është i domosdoshëm, shprehen njohësit e këtyre çështjeve.

Ajo për të cilën si shoqëri duhet të diskutojmë është se sa jemi të fuqishëm tju rezistojmë fenomeneve  të këtilla, thotë psikologu Lulzim Murtezani, duke iu referuar rastit të fundit me rrjetin social Telegram dhe grupit “Dhoma publike” ku u shfaqën fotografi të vajzave të mitura me përmbajtje pornografike. Murtezani thotë se rrugëdalje e vetme është edukimi, kontrolli dhe bashkëpunimi prind -fëmijë.

Ndërkaq nga Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë “Megjashi”, thonë se është për të ardhur keq që fëmijët nuk kanë qenë mjaftueshëm të informuar. Edukimi për dhunën kibernetike, siç thonë, duhet të jetë komponenta kryesore e edukimit arsimor.

“Duhet të theksoj se mungon kujdesi prindëror për të mos thënë kontrolli prindëror, nëse fëmijët lihen të lirë dhe nuk janë të informuar, mund të jenë viktimë e dhunës kibernetike, ndërsa kjo lloj dhune duhet të jetë një nga komponentat kryesore e edukimit arsimor. Kuadri arsimor duhet ti mësojë fëmijët për këtë lloj diskriminimi kibernetik, dhe shpërndarjen e pronografisë te fëmijët. Prindi është ai që duhet të bisedojë me fëmiun ta dijë cfar ndodh me të dhe ta ketë parasyshë se ai duhet të edukohet për vetkontroll dhe vetregullim gjatë shfrytëzimit të internetit.” –shprehet Dragi Zmijanac, ‘Megjashi’.

Pas daljes në opinion të këtyre pamjeve kanë reaguar autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Policia ka marrë në pyetje disa persona të dyshuar për krijimin e grupit. ministri i Brendshëm Teknik, Naqe Çulev, së fundi ka deklaruar se deri tani bëhet fjalë për dy vepra penale.

“Janë dy administratorë dhe dy moderatorë. Po punohet në sigurimin e informacioneve nga të gjithë pjesëmarrësit në atë platformë të cilët dyshohen për veprën penale “pornografi e fëmijëve” dhe “keqpërdorim të të dhënave personale”. Është kërkuar mbyllja e “Dhomës publike” por meqë akoma presim përgjigje nga “Telegrami” ne po punojmë edhe me masa operative” – ka deklaruar ministri i Punëve të Brenshme, Naqe Çulev. /Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia