close
Top LajmeVendi

“DHOMA PUBLIKE”: MARSH PROTESTE NË MBËSHTETJE TË VIKTIMAVE

Screenshot_31

PROTESTUESIT: DHOMA PUBLIKE ËSHTË VEPËR PENALE


Prokuroria Publike në mënyrë të plotë ta zbardh rastin me “Dhomën publike”, të shqiptohen dënime adekuate për administratorët e grupeve dhe të gjithë anëtarët që kanë dorëzuar dhe dorëzojnë akoma fotografi dhe të dhëna personale të grave dhe femrave. Të bëhen ndryshime ligjore të cilat më pas do të zbatohen. Këto janë disa nga kërkesat e protestuesve në marshin protestues në mbështetje të viktimave të “Dhomës Publike”

KALIJA DIMITROVA

“Kërkojmë dënime për të gjithë administratorët e këtij lloji të grupeve dhe dënime adekuate për të gjithë ata që brenda në ato grupe kanë ndarë dhe dërguar informacione personale dhe fotografi të grave dhe femrave. Kërkojmë në Kodin Zgjedhorë të futet vepra penale ‘ngacmim në internet’që për momentin nuk është e rregulluar.”

MARTA KUSAR, AVOKATE

“Edhe unë u bëra viktimë e ‘Dhomës Publike’, numri im ishte shpërndarë edhe atë numri zyrtarë, dhe më shkruanin për takime diskrete. E paraqita menjëherë, duke bërë screen shot të numrave të telefonit, pasi më shkruanin në viber. Unë si avokate I di të drejtat e miadhe e di si të mbrohem, por jo gjithkush do të dinte si të veprojë….  ‘Viktimat’ e rradhës, në thirrjen e parë që do ta marrin, të ruajnë menjëherë numrin e telefonit, ta paraqesin menjëherë rastin në polici. ”

ANA, VIKTIMË E “DHOMËS PUBLIKE”

“ Le të sillet ligj dhe ai ligj të implementohet, le të edukohen institucionet  ”

Paraprakisht gjate ditës së sotme deputetja e LSDM-së Bisera Kostadinova Stojçevska  paralajmëroi ndryshime në Kodin Penal me qëllim parandalimin e dhunës fizike dhe seksuale.

BISERA KOSTADINOVA STOJÇEVSKA – LSDM

“Ministria e drejtësisë paralajmëroi ndryshime dhe plotësimee të Kodit Penal me futjen e dy veprave të reja penale ” Përndjekje ” dhe “ngacmim seksual që aktualisht janë në proces të përgatitjes. Presim që së shpejti, para Qeverisë, dhe më pas edhe para deputetëve të gjendjen këto ndryshime dhe plotësime me qëllim që të sigurohet front kundër çfarëdolloj dhune.”

Marshi protestues I cili filloi para Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe përfundoi para Prokurorisë ishte I qetë dhe pa ndonjë incident. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia