close

Gjyqtarët kushtetues me shumicë votash vendosën të mos hapin procedurë për kushtetutshmërinë e Ligjit për amnisti përmes të cilit u amnistuan pjesëmarrësit në incidentin e Kuvendit më 27 prill të vitit 2017.

Edhe përkundër mendimeve të ndryshme, gjyqtarët kushtetues me shumicë votash vendosën të mos fillojnë procedurë për rishikim të amnistisë, për pjesëmarrësit në incidentin e 27 prillit 2017 në Kuvendi. Iniciativa u paraqit nga avokatja Suzana Joshevska Anastasovska e cila ka kontestuar nenin 2 të ligjit, nën arsyetimin se Gjykata Kushtetuese vecmë u prononcua lidhur me këtë çështje muajin e kaluar kur e shqyrtoi iniciativën e ish drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov.

Gjykatësit kushtetues nuk do të merren as me iniciativën e Todor Petrov, nga Kongresi Maqedonas Botëror, i cili konteston në tërësi Ligjin për amnisti që u miratua në vitin 2018. Një vendim të këtillë e kanë sjellë shumica e gjykatësve, pasi gjatë paradites së sotme dy iniciativat u gjetën para Kushtetueses. Me Ligjin për amnisti kah fundi i vitit 2018 u liruan nga akuza deputetët e koalicionit të VMRO-DPMNE-së, si dhe një pjesë e organizatorëve të protestës. /Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia