close
Vendi

“DHUNA NË QENDËR”: EDHE NJË VIT E GJYSMË BURG PËR GRUEVSKIN

Nasilstvo-vo-Centar-1-780×405

Gjykata për veprën penale të bërë, të akuzuarin Nikolla Gruevski, e dënon me dënim me burg prej 1 viti dhe 6 muaj. Të akuzuarve, Mile Janakieski, Aleksandar Trajkovski, Darko Stojçevski, Daniel Trifunovski, Trajçe Petkovski dhe Igor Boshkovski gjykata u shqipton masë alternative, dënim me kusht.

Vetëm dënime me kusht për ish ministrin, Mile Janakieski për rastin “Shuplakat”. Më rënd në këtë rast kaloi ish kryeministri, Nikolla Gruevski, i cili u dënua me burg prej 1 viti e gjysmë, por burg që nuk do ta mbajë asnjëherë, për shkak të azilit të fituar në Hungari. E prokurorja e rastit, Fatime Fetai, nuk është e kënaqur nga dënimi i shqiptuar.

Nuk janë të kënaqur as nga pala mbrojtëse.

Në fjalën e tij përfundimtare, Mile Janakieski kërkoi që të lirohet nga akuzat. Sigurisht që nuk jemi të kënaqur. Do ta ankimojmë vendimin, kur ta marrim në formë të shkruar aktgjykimin.
Në aktakuzën thuhet se Janakieski ka dhënë instrukcione anëtarëve të partisë që të hyjnë me forcë në sallë ku mbante seanca për ndryshimet në Planin detal urbanistik, dhe të ndërpritet e njëjta. Në verën e 2013, kur edhe ka ndodhur ky rast, arsyetimi i protestuesve ishte se kryetari i atëhershëm i komunës, po tenton ta ndalë ndërtimin e një kishe në qendër. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia