close
Të ndryshme

“DHUNA NË QENDËR”: GJYKIMI SHTYHET PËR 19 PRILL

gjykata-themelore-shkup-1-1-780x439_1520245090-7244748

Fetai: Tre mjekë kanë dhënë vërtetime mjekësore të falsifikuara


Në Gjykatën Penale sot vazhdoi gjykimi për lëndën e PSP-së “Dhunë në komunën Qendër” me marrjеn në pyetje të ish-kryetarit të komunës Qendër, Andrej Zhernovski. Prokurorja Fatime Fetai tha se në të kaluarën në seancë kanë kërkuar paraburgim për njërin nga të akuzuarit, por kjo është refuzuar nga Gjykata me elaborim se ka sjellë vërtetim mjekësor. Nga PSP-ja kanë kërkuar kontroll të pushimit mjekësor dhe pastaj mbikëqyrje inspektuese të Institucionit të përgjithshëm mjekësor.

Të akuzuarit në këtë rast, ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja e VMRO-DPMNE-së Daniella Rangellova dhe nëntë persona të tjerë sot para Gjykatës u prononcuan se nuk ndjehen fajtorë. Prokuroja e Prokurorisë Speciale, Fatime Fetai, që e udhëheq lëndën “Dhuna në Qendër” pas paraqitjes në Odën e Mjekëve të Maqedonisë, ka kapur tre mjekë që i kanë dhënë vërtetime mjekësore të falsifikuara të akuzuarit Milan Andonovski, vetëm që të zvarritet edhe më tej procesi gjyqësor.

Fetai tha se për veprimin e këtillë joprofesional, kundër mjekëve do të ngriten procedura përkatëse. Fetai i ka notuar të gjitha datat e vërtetimeve mjekësore, të cilat kanë qenë të njëjta me ato të seancave paraprake për “Shuplakat”, në të cilat nuk ka ardhur Andonovski, dhe kështu gjykimi vazhdimisht është zvarritur.

Prokuroria Speciale Publike (PSP) në seancë ka theksuar se ka kërkuar nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor që të dërgojë inspektorë që të kontrollojnë nëse vërtetimet mjekësore që i ka nxjerrë Andonovski janë të arsyeshme, me të cilat tre herë është anuluar gjykimi në Qendër.

Inspektorati ka dërguar ekip në ordinancën private mjekësore dhe Klinikën Specialiste Shtetërore nga ku Andonovskit i janë dhënë vërtetimet mjekësore përpara seancës së fundit në mars.

Inspektorët i kanë marrë dokumentet për të akuzuarin dhe i kanë dërguar deri te Oda e Mjekëve dhe te Fondi për Sigurim Shëndetësor, të cilët kanë formuar komision dhe i kanë shqyrtuar dokumentet. Në seancat paraprake për këtë lëndë, fajin për ngjarjet para komunës Qendër në qershor të vitit 2013, e pranuan i akuzuari i katërt Tomislav Llazarovski dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski dhe morën dënime me kusht. Të akuzuarit në lëndën “Dhunë në Qendër” akuzohen për nxitje të dhunës që ndodhi gjatë protestave para komunës Qendër në qershor të vitit 2013. /Art Channel/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia