close
Top LajmeVendi

DIALOGU I TRETË NË KUADËR TË PROCESIT “ZHAN MONE”

Dialogu i tretë në kuadër të procesit “Zhan Mone” në Kuvendin e Maqedonisë përfundoi me konkluzione dhe rekomandime për hapat e ardhshëm, të cilët, do të duhet t’i realizojë përbërja e ardhshme parlamentare në lidhje me ndryshimet e Rregullores për punën e Kuvendit.

Dialogu i tretë “Zhan Mone” ndryshimet në rregulloren e Kuvendit ia la përbërjes së ardhshme parlamentare. Edhe pse grupet parlamentare kishin marrëveshje për 90% të çështjeve, për shkak se vendi gjendet para zgjedhjeve, treshja e re e eurodeputetëve rekomanduan që ndryshimet të bëhen në afat sa më të shpejtë, pas 12 prillit.

“Edhe pse fokusi është çdoherë në cështjet konrete dhe atë që nuk deshëm ta bëjmë ishte të marrim një pikë dhe të intervenojnë në këtë periudhë zgjedhore. Në këtë periudhë  mund vetëm të japim përgjigje rreth aktiviteteve partiake në fushata parazgjedhore.”- tha Andreas Shider, eurodeputet.

Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian Ilhan Kjuçuk e ka vlerësuar si të frytshëm dialogun mes partive politike.

“Më vjen mirë që partitë bashkëpunojnë për cështje të rëndësishme dhe kanë rolin që duhet ta kenë jo vetëm ata që I përkasin shumicës por edhe për ata që janë në opozitë.” –deklaroi Ilhan Kjuçuk, Raportues për RMV-në në PE.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi është shprehur i gatshëm për zbatimin e reformave duke shtuar se vendi meriton përgjigje pozitive nga Brukseli.

Dy takimet e para në kuadër të dialogut Zhan Mone u mbajtën në Ohër dhe në Shkup me eurodeputetët nga përbërja e kaluar e PE-së, Ivo Vajgëll, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn. /Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia