Dialogu Kosovë-Serbi, Gërvalla: Njohja reciproke është zgjidhja e vetme

Njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë zgjidhja e vetme mes këtyre dy vendeve tha ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në një prej sesioneve në Forumin e Prespës për Dialog. Theksoi se Kosova po tregon interes dhe seriozitet në negociatat me Serbinë dhe në vazhdimësi janë duke punuar në gjetjen e zgjidhjes mes dy vendeve.

“Duke qenë fqinj i mirë me të gjithë dhe duke treguar interes në negociatat serioze me fqiun tonë Serbinë në gjetjen e një zgjidhje që në fund mund te jetë vetëm njohja e përbashkët mes dy vendeve tona. Marrëveshja finale me Serbinë nuk do të kontribuojë vetëm në dy vendet tona, por do të kontribuojë për gjithë rajonin dhe për Evropën. Prandaj në jemi shumë serioz në gjetjen e mënyrave dhe po kontribuojmë në negociata. Jam shumë e vetëdijshme që nuk mund të fillosh me kërkesën për njohje, por kurrë nuk duhet të harrojmë se njohja është qëllimi. Pra jo duke e lënë në fund, por duke e vendosur në qendër, ashtu edhe siç tha kancelari gjerman Sholz në Prishtinë javën e kaluar se kjo gjë është e rëndësishëm që të kemi progres në rajon”, deklaroi Donika Gërvalla, ministre e jashtme e Kosovës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share