close
Rajoni

Dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel, Lajçak: S’ka marrëveshje për targat

kosova

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë që në takimet e sotme nuk është arritur marrëveshje për targat.

Deklaratën e bëri pas takimit në Bruksel me dy kryenegociatorët, atë të Kosovës, Besnik Bislimin, si dhe atë nga pala serbe, Petar Petkoviq.

“Sapo përfundova takimet e sotme me kryenegociatorët në Bruksel”, ka shkruar Lajçak në llogarinë e tij në Twitter.

“Rezultatet janë të përziera. Me keqardhje, nuk u arrit marrëveshje për targat, sidoqoftë shënuam progres në pikat tjera përfshirë dhe energjinë”.

“Puna do të vazhdojë”, ka përfunduar Lajçak postimin e tij./klankosova

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia