Dialogu Kosovë – Serbi: BE-ja zbardh agjendën e takimeve në Bruksel

KRYEMINISTRI KURTI INTENSIFIKON BISEDAT ME FAKTORIN NDËRKOMBËTAR

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Kanë mbetur edhe dy ditë kur pritet që kryeministri Albin Kurti të takojë presidentin e Serbisë Aleksandër Vuqiq në kuadër të dialogut në Bruksel.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

BE-ja të martën ka zbardhur axhendën e takimeve.

Sipas njoftimit takimi trepalësh do të mbahet pas takimeve që Borrelli e Lajçaku do të kenë ndaras me liderët e të dyja shteteve.

Në komunikatë bëhet e ditur se takimet fillimisht të ndara do të nisin në orën 9 të mëngjesit, e pas takimeve bilaterale, për të përfunduar me një takimi trepalësh.

“Takimi do të jetë i fokusuar në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale”, thuhet në njoftim.

Pas takimeve do të ketë deklaratë për media nga Borrelli.

Ndërkohë kryeministri Kurti tashmë ka intensifikuar takimet dhe bisedat me faktorin ndërkombëtar në prag të këtij takimi.

Ai ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendësndihmës sekretarin amerikan dhe njëherësh i dërguar i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, u bisedua për rëndësinë e zbatimit të shpejtë dhe të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj.

“Kryeministri shprehu gatishmërinë e tij për t’u angazhuar aktivisht në takimin e nivelit të lartë politik të së enjtes në Bruksel, teksa falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën” thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Për takimin e 14 shtatorit, foli në selinë e NATO-s, edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ndërsa amabasdaori gjerman në Kosovë, tha se ky takim vjen në një moment kritik dhe e sheh të nevojshme që të dyja palët të angazhohen në deeskalimin e situatës në veri.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share