close
Rajoni

DIALOGU PRISHTINË – BEOGRAD: LAJÇAK NË KOSOVË

82F53EE6-F3B0-4AE6-8A74-FD0A9B6B5071

TAKIM ME DYER TË MBYLLURA ME KRYEMINISTRIN KURTI 


Po qëndron në Kosovë emisari Evropian për dialogun Kosovë Serbi Miroslav Lajcak.

Ai ka arritur në Kosovë në orët e pasdites ku ka vizituar fillimisht zyrat e BE-së për të zhvilluar më pas një takim pa praninë e mediave me kryeministrin Albin Kurti.

Nesër Lajcak fillimisht do të takojë kryeparlamentarin Glauk Konjufca për të vazhduar më pas takime me komunitetin ndërkombëtar,  përfaqësues të partive politike, të komunitetit, biznesit e mediave.

Diplomati sllovak planifikon të diskutojë gjendjen e zbatimit të marrëveshjes së dialogut dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshjen gjithpërfshirëse të normalizimit Kosovë Serbi.

Lajcak të qëndroj në Kosovë deri të premten ku do të përfundoj vizitën e tij me një konferencë për media, ku edhe do të flas për qëllimin e vizitës dhe detajet e takimeve. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia