close
Top LajmeVendi

DIALOGU SHKUP-SOFJE: PETKOVI OPTIMIST – BASHKË MUNDEMI MË SHUMË

Screenshot_14

KRYEMINISTRI BULLGAR MË 18 JANAR VIZITON SHKUPIN


Kryeministri I Bullgarisë, Kiril Petkov, përmes një video-mesazhi, pas seancës së Këshillit Konsultativ për Siguri Kombëtare, ka paralajmëruar se muajve të ardhshëm midis Sofjes dhe Shkupit do të zhvillohet dialogu me të cilin, sipas tij, mund të arrihet shumë më tepër se sa qëështë arritur viteve të kaluara.

Kryeministri bullgar, Kiril Petkov, përmes një video-mesazhi, ka komentuartakimin e Këshillit Konsultativ për Siguri Kombëtare të thirrur nga Presidenti Rumen Radev, në të cilin, sic thotë Petkovi, është konfirmuar pozicioni I përhershëm bullgar por edhe është konstatuar nisja e dialogut mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Për herë të parë, Kryeministri bullgar, ka përmendur edhe cështjen e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut.

KIRIL PETKOV – KRYEMINISTËR I BULLGARISË

“Me këtë fillim të ri duhet të bisedojmë për tema të rëndësishme për dyja palët, sikurse të drejtat e bullgarëve në RMV, por edhe për kalendarin e përbashkët të kulturës, eurointerimin dhe historinë. Vetëm me punë të mundimshme mund të arrijmë progres të shpejtë në marrëdhëniet tona. Shpresoj se fqinjtë tanë dhe delegacioni ynë mund të arrijnë progres në të gjitha fushat. Që këtë muaj do të udhëtoj në RMV. Së pari, për shkak se është radha jonë, por më e rëndësishme, për shkak se duam të tregojmë se përmes dialogut konstruktiv mund të bëjmë shumë më tepër se sa qëështë bërë disa vitet e fundit. Bashkë mundemi më shumë”

 

Vizita e paralajmëruar e Kryeministrit bullgar, Kiril Petkov, megjithatë do të realizohet javën e ardhshme më 18 Janar. Nga Ministria e Jashtme njoftuan se kanë kontaktuar me kolegët bullgar të cilët kanë konfirmuar vizitën e paralajmëruar. Deri atëherë pritet që të përfundojë izolimi I Petkovit për shkak të kontaktit me rast pozitiv me COVID-19.

Vizita e Kryeministrit bullgar do të realizohet pas zgjedhjes së Qeverisë së re që udhëhiqet nga Dimitar Kovaçevski. Ai dje në Kuvend dorëzoi programin dhe përbërjen e re qeveritare kurse seanca parlamentare duhet të thirret për të shtunën më 15 Janar./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia