close
Sport

Diego Simeone : “Nuk do ta harroj kurrë”

simeone 1

Atletiko Madrid që drejtohet  nga  trajneri Diego Simeone ka shënuar fitore  të thellë kundë Alaves  4-1 në ndeshjen e  mbrëmshme me dy  gola Joao Felix dhe dy të Luis Suarez  dhe  spektaklin që e krijuna  tifozët  e pranishëm në Wanda Metropolitano të cilët  para  fillimit të ndeshjes, i gjithë stadiumi ka mbajtur një minutë heshtje që  për  babain e trajnerit të tyre  I  cili kishte  ndruar jetë para disa ditëve. Ky moment ka qenë  me të vërtetë emocionuese. Një mbështetje e madhe për trajnerin, i cili ka një marrëdhënie speciale me njerëzit e Madridit.

Vetë trajneri, Diego Simeone, pas ndeshjes, ka dashur të flasë për këtë në fillim të konferencës për shtyp:

“Gjëja e parë mbi të cilën do të doja të ndalesha është minuta e heshtjes për babanë tim. E vlerësoj respektin dhe minutën që është bërë, sepse njerëzit janë përgjigjur në mënyrë unike. Mijëra falënderime”, ka thënë Simeone.

“Nuk do ta harroj kurrë dhe për këtë arsye nuk kam dashur ta anashkaloja. Natyrisht, falënderimi i shtrihet edhe klubit që e ka bërë të mundur këtë moment”. /KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia