close
Rajoni

Digjet Greqia, 52 zjarre në 24 orë

greqi-1

Situata është më problematike në Amfissa dhe Ilia

52 zjarre kanë shpërthyer në njëzet e katër orët e fundit në Greqi.

Vatrat më shqetësuese janë pranë qytetit Amfissa i cili ka dalë jashtë kontrollit në tre fronte si dhe ai në rajonin Ilia.

Të nxitur nga erërat e forta zjarret po përhapen nëpër ullishtat drejt manastirit në Profits Ilias dhe gjithashtu drejt qytetit bregdetar të Iteas. Manastiri është evakuuar, por zjarrfikësit po përpiqen të parandalojnë zjarrin që të arrijë në një rajon të pyllëzuar aty pranë.

“Erërat e forta po e bëjnë jashtëzakonisht të vështirë për zjarrfikësit kontrollin e zjarrit”, tha kryetari i bashkisë së Delphit, Panagiotis Tagalis.

Më shumë se 50 automjete, 160 zjarrfikës, qindra vullnetarë dhe fermerë të zonës po luftojnë me flakët në përpjekje për të shuar zjarret.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia