close
VendiVideo

DILEMAT E NJË ETIKETE: SHQIPTARËT SI VOTUES TË DYSHIMT!

249838

Pas publikimit të listës së 39.503 votuesve të dyshimt, KSHZ ka bërë thirrje që të gjitë qytetarët të cilët konsiderohen si të dyshimt pas kontrolleve në terren deri më 19 gusht të paraqiten në komisionin shtetëror të zgjedhjeve ose nëpërmjet ueb faqen e KSHZ-së. Me numër më të madh të votuesve të cilët konsiderohen si të dyshimt janë komuna e Çairit si dhe ajo e Tetovës.

Komuna e Çairit është njëra ndër komunat ku më së shumti figurojnë votues të dyshimt edhe atë prej 5418 votues, televizioni ynë sot vizitoi njësin rajonale të KSHZ në komunën e Cairit nga atje mësuam se që nga dita e djeshme kur edhe ka filluar paraqitja e qytetarëve të cilët ndodhën në mesin e 39.503 votuesve të dyshimt deri në këto momente numri i qytetarëve të cilët kishin ardhur të interesohen rreth asaj se a janë në këtë listë ka qenë shumë i vogël.

Neziri thotë se e gjithë ky problem me këto votues është si rezultat i asaj se gjatë kontrollit në terren disa banorë nuk kanë qenë prezent në vendbanimet e tyre, por Neziri fajin e hedh edhe mbi sistemin rrugor të RM.

Izeir Neziri bëri apel qytetarëve të komunës së Çairit që të kontrollojnë listën zgjedhore me qëllim që të rregullohet ky problem dhe personat të cilët gjenden në listën e votuesve të dyshimt të largohen nga kjo listë.

Ndërkaq disa nga banorët e kësaj komune veçmë kanë bërë kontrolle në listën zgjedhore për të parë se a gjendet emir i tyre në mesin e 5418 votuesve të dyshimt, ndërsa disa të tjerë të njëjtën do të bëjnë ditëve në vazhdim. Banorët e komunës së Çairit thonë se në  mesin e votuesve të dyshimt kanë parë emrat edhe të ish- fqinjëve të tyre të cilët shumë vite më parë janë shpërngulur nga kjo komunë.

Pas publikimit të listës së votuesve të kontestueshëm kanë reaguar edhe nga lëvizja Besa,  nga atje thonë se metodologjia e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për “pastrimin” e listës zgjedhore ka dështuar.

Nëse personat që  janë në listën e votuesve kontestues nuk do të paraqiten në afatin e paraparë, të njëjtët nuk do të shkruhen në Listën Zgjedhore, por do të kenë edhe një mundësi për paraqitje gjatë kohës së inspektimit publik të Listës Zgjedhore përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Komunat me më së shumti votues të kontestueshëm janë:komuna e Çairit me 5418 votues,e dyta është komuna e Tetovës me 3183,ajo e Gostivarit me 2671, komuna e Sarajit me 2420 votues, ajo e Kumanovës me 2075 dhe komunat e Shuto Orizares dhe Kërçovës me nga 1794 gjegjësisht 1342.

Paraqitja do të zgjasë deri më 19 gusht, në të gjitha njësit rajonale të KSHZ-së çdo ditë nga ora 08:30 deri në orën 19:00. /H. A. /

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia