Dilemë në Chelsea, Newcastle e Everton shfaqin interes për Armando Brojën

Garë e fortë për Armando Brojën. Newcastle dhe Everton kanë shfaqur interes për sulmuesin shqiptar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Me daljen nga gara të Uest Ham, lista e skuadrave që duan Armando Brojën sa vjen e zgjerohet. Së fundmi, shqiptari ka përfunduar në objektivin e dy skuadrave të Premier League angleze, Newcastle dhe Everton. 21-vjeçari nuk e ka vendin e sigurtë te Chelsea dhe largimi nga “blutë e Londrës” shihet si çështje ditësh. Për kartonin e Brojës, londinezët kanë refuzuar shumë oferta, të cilat silleshin rreth shifrave 35 milionë Euro.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Broja ra në sy të shumë klubeve pas huazimit të tij mbresëlënës tek Southampton sezonin e kaluar. Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel ka qenë i bindur se klubi nuk do të hyjë në treg për një numër të ri 9 këtë verë për shkak të talenteve që ata kanë për të plotësuar atë rol, duke përfshirë lojtarë të rinj si Broja. Megjithatë, asgjë nuk është e qartë përsa i përket rolit të tij në skuadër nëse zgjedh të qëndrojë në Londër përpara sezonit të ardhshëm.

Është raportuar se ai tani po tregohet pak më kërkues në lidhje me situatën e tij. 20-vjeçari po kërkon garanci konkrete se ai është në planet e Tuchel. Blutë kanë përfunduar turneun e tyre parasezonal në Shtetet e Bashkuara pas një disfate ndaj Arsenalit dhe bisedimet me Brojën pritet të jenë intensive në orët e ardhshme.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share