close
Të ndryshme

DIMITAR KOVAÇEVSKI – LIDER I RI I LSDM-së

267721262_367767815118139_8211561010417668729_n

“ZHVILLIMI DEMOKRATIK I VENDIT – NUK HEQIM DORË NGA AMANETI I ZAEVIT”

 

Mbi 44.000 anëtarë të LSDM-së në zgjedhjet e drejtpërdrejta brendapartiake kanë zgjedhur Kryetarin e ri të partisë. Sipas socialdemokratëve, kjo ka qenë standardi më i lartë demokratik në skenën politike të Maqedonisë. 

Në 194 vendvotime gjithandej vendit, në zgjedhjet brendapartiake, sipas modelit një anëtar – një votë, gjithsejt kanë votuar 44.406 anëtarë të LSDM-së, respektivisht 86.5% e anëtarëve aktiv të regjistruar. Në garë kanë qenë tre kandidatë, kurse me mbi 37.000 vota fitues ka dalë Dimitar Kovaçevski është zgjedhur Kryetari i ri i LSDM-së.

Kovaçevski në fjalimin e tij ka falënderuar edhe Kryetarin e deritashëm Zoran Zaevin.

DIMITAR KOVAÇEVSKI – KRYETAR I LSDM-së

“Bashkë me qytetarët rrëzoi regjimin e Gruevskit, ktheu lirinë dhe demokracinë, vendosi një shoqëri për të gjithë, futi vendin në NATO dhe e solli para portave të negociatave me BE-në. Zoran Zaevi na mësoi cfarë është të jesh lider, miqësi partiake dhe cfarë do të thotë të jesh democrat dhe lider progresiv. Ai na la amanet ta vazhdojmë rrugën e zhvillimit demokratik dhe ne nga kjo rrugë nuk do të heqin dorë”

Lideri I ri socialdemokrat tha se Programi I tij “Bashkë, me Përgjegjësi dhe me Përkushtim” nënkupton punë me forca të përbashkëta për të realizuar premtimet dhe detyrat që janë besuar.

 

DIMITAR KOVAÇEVSKI – KRYETAR I LSDM-së

“Nga sonte përfundojmë me premtimet, nga nesër nisim me realizimin. Na pret punë e vështirë nëse duam që LSDM-ja të jetë ashtu siç e dëshirojmë të gjithë – e fuqishme dhe unike. Kemi shumë punë për ta kthyer besimin e qytetarëve dhe të anëtarësisë”

Liderin e ri socialdemokrat, përmes Facebookut, e ka uruar edhe Kryetari I paradokohshëm dhe Kryeministri, Zoran Zaev.

“Pres përkushtim, përgjegjësi, qasje të hapur dhe veprim progresiv politik, në interes të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe në interes të familjes socialdemokrate” – ka shkruar Zaevi në Facebook.

Zgjedhjet brendapartiake në LSDM erdhën si rezultat I dorëheqjes së ish-liderit socialdemokrat dhe Kryeministrit Zaev pas disfatës së rëndë në zgjedhjet e fundit lokale.

Ndryshe, që nga themelimi në vitin 1991, Dimitar Kovaçevski, është Kryetari I pestë me radhë I LSDM-së. Para tij, në krye të kësaj partie kanë qenë Branko Cërvenkovski, Vlado Buçkovski, Radmila Sheqerinska dhe Zoran Zaevi./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia