close
Top LajmeVendi

DIMITAR KOVAÇEVSKI MANDATAR PËR FORMIMIN E QEVERISË SË RE

LSDM-perberja-e-re

PENDAROVSKI NESËR IA DORËZON MANDATIN KOVAÇEVSKIT


Këshilli Qendror I LSDM-së në seancën e së Hënës në mbrëmje zgjodhi liderin e ri partiak Dimitar Kovaçevskin për mandatar të Qeverisë së ardhshme.

DIMITAR KOVAÇEVSKI – KRYETAR I LSDM-së

“Detyra e parë e udhëheqësisë së re është të formojë qeverinë e re. Pres që Qeveria e re të jetë gati kah mesi i Janarit, deri më 18 Janar, kurse para nesh kemi krizën energjetike, ekonomike, pandeminë, negociatat me Bullgarinë. Vlerësoj se këto sfida mund t`I tejkalojmë deri në vitin 2024 deri kur është mandati I Qeverisë. LSDM-ja fillon një pjesë të re të historisë”

Kryeparlamentari Talat Xhaferi gjatë një takimi të fundvitit me mediat, njoftoi se Presidenti Stevo Pendarovski të Mërkurën do t`ia besojë mandatin për Qeverinë e re, Kryetarit të ri të LSDM-së, Dimitar Kovaçevskit, me çka nis afati kushtetues për dorëzimin e programit dhe përbërjes së re qeveritare.

TALAT XHAFERI – KRYETAR I KUVENDIT TË RMV-së

“Pritshmëritë e mia janë se mandatari nuk do të shkojë deri në afatet e fundit, kështu që ka paralajmërime dhe mundësi që diku më 10 Janar eventualisht më 11 Janar të dorëzohet programi dhe përbërja e Qeverisë së re. Pritshmëritë, në bazë të asaj që ndjek kalendarin, janë datat 15 dhe 16 Janar – ditë e shtunë dhe e diel dhe më 16 Janar të votohet Qeveria e re kurse nga 17 Janari Ministrat e rinj të jenë në detyrë”

Që të zgjidhet Qeveria e re, duhet të votojnë së paku 61 deputetë. Shumica e re parlamentare që udhëhiqet nga LSDM-ja, bashkë me BDI-në, Alternativën dhe PDSH-në, kanë 64 deputetë në Kuvend.  /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia