close
Vendi

DIMITRIEVSKI: PO NDIQEM NGA MPB-ja!

maxim

Kandidati I pavarur për Kryetar të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, përmes Facebookut ka njoftuar se derisa ka qenë duke shkuar tek mjeku I tij amë për të marrë terapinë, është ndjekur nga një automjet I MPB-së nëpër disa rrugë. Sic shkruan në Facebook, ai është ndaluar nga policia për më shumë se 15 minuta, sic thotë, pa asnjë arsyetim. Dimitrievski në Facebook ka xhiruar të gjithë ngjarjen duke drejtuar akuza në adresë të MPB-së se po I bëhet presion dhe torturë.

Lidhur me këtë rast është prononcuar edhe MPB-ja. Nga atje thonë se lidhur me rastin kur është ndaluar automjeti “Reno” që drejtohej nga D.D, MPB-ja menjëherë ka kyçur Departamentin për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale për të zbardhur rastin. MPB-ja nuk do të lejojë presione, veprime të jashtëligjshme dhe keqpërdorim të detyrës – thonë nga policia.

Ndryshe, në zgjedhjet e së dielës, kandidati I pavarur Maksim Dimitrievski është në avantazh prej 24 vota ndaj kandidatit të LSDM-së Oliver Ilievski dhe të dy do të përballen në balotazhin e 31 Tetorit./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia