close
Top LajmeVendi

DIMITROV: KONTESTI ME BULLGARINË – NUK KAM BESIM TE BUJAR OSMANI

Nikola_Dimitrov_official_portrait_2020

Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Nikola Dimitrov, gjatë një prononcimi për mediat ka theksuar se ka qenë pengesë për një “zgjidhje të keqe” me Bullgarinë duke shtuar se nuk ka besim tek Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani. Sipas tij, Ministri Osmani ka dëshiruar suksese pa marrë parasysh çmimin, që të zgjidhet kontesti me Bullgarinë.

“Po, nuk kam besim të plotë në Ministrin e Jashtëm Bujar Osmani lidhur me çështjen me Bullgarinë, duke marrë parasysh përvojën time në koordinimet interne, takimet në Bruksel. Parandjej se atje ka një “drajv” për sukses me çdo çmim, që mendoj se është I rrezikshëm dhe joproduktiv. Ndoshta gaboj dhe shpresoj të gaboj” – ka thënë Dimitrov.

/KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia