close
Vendi

DIMITROV NË PARIS PËR NEGOCIATAT ADERUESE

0435A489-45D7-45AA-B8BB-E31E54A56461

Në takimin e parë në Paris me ministrin francez për Evropën, Klemon Bon, zv/kryeministri për çështje evropiane Nikola Dimitrov pranoi se nuk ka qenë e lehtë të fitohet mbështetja franceze, por se Maqedonia e Veriut, vend kandidat për anëtarësim në BE qe 15 vite, e ka merituar.

NIKOLA DIMITROV, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

“Të fillojmë më në fund me procesin aderues duke punuar në shtëpi, të ofrojmë argumente që ta kemi gjithmonë mbështetjen e Parisit . Mendoj se në vizionin e  Francës për të ardhmen në Evropë, kemi vendin tonë.” 

Ministri Bon rikujtoi se metodologjia e re është voluminoze dhe do të kërkojë shumë më tepër rezultate, por edhe proces më transparent.

KLEMAN BON, FRANCË

“Mendoj se do të arrijmë përparim në këtë proces, që në muajin dhjetor dhe gëzohem që së bashku dhe shpesh do të bashkëpunojmë , sepse kjo është në interes të përbashkët për përforcimin e Evropës, për përforcimin e rajonit dhe për stabilizimin e sigurisë sonë të përbashkët në vitet që vinë.”

Mënyrë të re të negociatave me Brukselin para një viti kërkoi pikërisht presidenti francez Emanuel Makron, si përgjigje e ngecjes së BE-së kryesisht për shkak të shoqërive të pareformuara mjaftueshëm të vendeve të reja anëtare dhe çështjeve të pazgjidhura dypalëshe. Ndërkohë, Bullgaria fqinje ka hapur disa çështje, si kontestuese për vendin, duke lënë hapësirë për pasiguri në lidhje me fillimin zyrtar të procesit aderues, i planifikuar për në muajin dhjetor. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia