close
Vendi

DIMITROV: NUK KA LËNDË GJYQËSORE PËR DISKRIMINIM TË BULLGARËVE

СПАНО

SPANO: VENDIMET NË STRAZBURG DUHET TË RESPEKTOHEN

Bllokada nga ana e Bullgarisë e negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut, në qoftë zgjat do të pasqyrohet “në mënyrë  të tmerrshme” në marrëdhëniet dypalëshe dhe do të rezultojë me “largim të pakthyeshëm” të të dyja vendeve, vlerëson Zv/Kryeministri Nikolla Dimitrov. Nuk ka prova për këtë bllokadë, që i ka frenuar edhe politikat e BE-së në Ballkan, të cilat do t’i mbështesnin akuzat nga Sofja për diskriminim të pretendeuar të bullgarëve në vend.

NIKOLLA DIMITROV, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE 

“Në realitet është vërtetë e vështirë të akuzohet shoqëria maqedonase për diskriminim të kujtdoqoftë në bazë etnike, sepse nuk jemi krijuar si të tillë, jemi tolerantë, e tillë është historia jonë dhe i respektojmë dallimet. Faktet flasin se ka zero ankesa, vendime, lëndë të humbura në Strazburg. Kështu që nëse ngrihet si çështje është e vështirë të gjendet zgjidhje, sepse nuk është çështje. Më shumë është në një realitet tjetër.”

Sipas gjykatësit Roberto Spano, Kryetar i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, vendet anëtare të Këshillit të Evropës duhet t’i pranojnë dhe t’i zbatojnë vendimet e marra në Strazburg. Kjo ishte përgjigja e tij sot, në kontekst të vendimeve që kanë të bëjnë me Bullgarinë fqinje, në raport me të drejtat e maqedonasve të atjeshëm, të penguar të organizohen në bazë etnike.

ROBERTO SPANO, GJYKATA EVROPIANE E TË DREJTAVE TË NJERIUT

“Kur Gjykata në Strazburg do të shqiptojë vendim, vendim të detyrueshëm për një vend të caktuar anëtar , ai vend anëtar, me faktin që është nënshkrues i Konventës, ka bërë zgjedhjen se do të konsiderohet si vendim i detyrueshëm, kjo është rrjedha logjike e gjërave.”

Spano informoi se në Gjykatën Evropiane në Strazburg ka rreth 300 lëndë për raste në Maqedoninë e Veriut, por shtoi se edhe me reformat në Gjykatën Supreme dhe Gjykatat e Apelit në vend do të ketë përmirësim në raport me respektimin e të drejtave të njeriut.

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia