close
Top LajmeVendi

DIMITROV OPTIMIST PAS GJERMANISË, PRESIM NJË PO EDHE NGA FRANCA

Screenshot_6

Ka shumë punë për të bërë brenda vendit


Dhënia e dritës jeshile e njërës nga shtetet lokomotiv të Bashkimit evropian Gjermanisë, që në tetor vendi ynë t’i nis negociatat me BE-në është hap i rëndësishëm, para vendimit final të 15 tetorit, kështu vlerëson ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.

Ministri i Punëve të Jashtme Nikola Dimitrov pret që edhe Franca të mbështesë vendin për dhënien e datës për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

“Sinqerisht nuk mund të besoj se një nga udhëheqësit e mëdhenj të Evropës do të bënte një gabim kaq strategjik. Nuk mund të mos inkurajohet trendi i mirë dhe evropianizimi i Ballkanit të mos ketë sukses. Unë mendoj se do të kemi mbështetje edhe nga Franca”, tha Dimitrov për Televizionin shtetëror.

Ministri i Jashtëm mendon se më pas do të ketë shumë punë për të bërë brenda vendit, në plan të brendshëm.

“Në një farë mënyre, beteja zhvendoset nga jashtë në shtëpi. Na pret shumë punë për të bërë, prandaj duhet të përveshim mëngët, do të thoja që na pret madje edhe një mënyrë e re për të bërë politikë”, thotë Dimitrov.

Bundestagu gjerman të ejten mbrëma me shumicë votash i dha dritë të gjelbër qeverisë gjermane që në tetor të votojë për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. /Klan Macedoni/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia