close
Top LajmeVendi

DIMITROV: PA BALLKANIN- EVROPA S`ËSHTË E KOMPLETUAR

img01

OFENSIVË E PËRFORCUAR DIPLOMATIKE NË PRAG TË SAMITIT NË SLLOVENI

“Vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE” është mesazhi që Shkupi pret të dalë nga Samiti BE – Ballkani Perëndimor që të mërkurën do të mbahet në Bërdo të Kranjit në Slloveni.

Qeveria shpreson për një sinjal të qartë se Brukseli është I përgatitur që t`i realizojë obligimet ndaj rajonit, duke marrë parasysh arritjet e vendeve kandidate.

Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Nikola Dimitrov, këtë e ka kërkuar në një nga panelet e Forumit Ekonomit të Beogradit, ku është debatuar për çështjen se çka duhet të pritet nga Samiti i Sllovenisë. Dimitrovi ka paralajmëruar se në pikëpyetje vehet jo vetëm perspektiva e rajonit por edhe kredibiliteti i BE-së.

NIKOLA DIMITROV – ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

“Rajonit i duhet mesazhi i qartë dhe i fuqishëm politik. Samiti duhet të jetë mundësi që të përforcohet komunikimi strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për shkak se unioni është me të vërtetë miku ynë më I afërt dhe donatori më I madh. Ballkani I bashkuar është I mundur vetëm në Evropën e bashkuar, kurse pa Ballkanin Evropa s`është e kompletuar. Evropa e bashkuar mund të bëhet vetëm në bazë të narativit evropian dhe procesi i aderimit është kornizë bazë, por nuk mund të jetë funksional nëse nuk siguron rezultate, nëse nuk bazohet në besim dhe kredibilitet”

Për epilog pozitiv për të ardhmen e zgjerimit në Samitin në Slloveni, në Berlin kanë biseduar shefi i diplomacisë së Gjermanisë Hajko Maas dhe Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani.

BUJAR OSMANI – MINISTËR I JASHTËM

“Është fakt se Berlini është udhëheqësi më I fuqishëm për perspektivën evropiane të RMV-së dhe gjithë rajonit. Kemi një samit të rëndësishëm para nesh dhe është e domosdoshme mbështetja nga partnerët sikurse Gjermania. Së pari, t`I tejkalojmë dallimet me Bullgarinë që të zhbllokohet procesi, por edhe ta kthejmë kredibilitetin evropian në rajon, duke kundërshtuar në këtë mënyrë skepticizmin në BE”  

Rreth situatës me procesin e zgjerimit pritet të bisedohet edhe gjatë vizitës së Presidentit Stevo Pendarovski në Greqi, vizitë e parë në historinë e dy vendeve. Pendarovski në Athinë do të takohet me Presidenten greke Sakelaropulu dhe me Kreministrin Micotakis./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia