close
Top LajmeVendi

DIMITROV PRET PËRKRAHJE EDHE NGA FRANCA PËR FILLIMIN E NEGOCIATAVE ME BE-NË

nikola-dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtme Nikola Dimitrov pret që edhe Franca të mbështesë vendin për dhënien e datës për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

“Sinqerisht nuk mund të besoj se një nga udhëheqësit e mëdhenj të Evropës do të bënte një gabim kaq strategjik. Nuk mund të mos inkurajohet trendi i mirë dhe evropianizimi i Ballkanit të mos ketë sukses. Unë mendoj se do të kemi mbështetje edhe nga Franca”, tha Dimitrov për TVM-në.

Ministri i Jashtëm mendon se më pas do të ketë shumë punë për të bërë brena vendit, në plan të brendshëm.

“Në një farë mënyre, beteja zhvendoset nga jashtë në shtëpi. Na pret shumë punë për të bërë, prandaj duhet të përveshim mëngët, do të thoja që na pret madje edhe një mënyrë e re për të bërë politikë”, thotë Dimitrov.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia