close
Të ndryshme

DIMITROV: SHPRESOJ TË KETË ZHVILLIM

GREECE FYROM DIPLOMACY

Nimic u ka dërguar letër Dimitrovit dhe Koxiasit


Shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov pret që takimi i nesërm me kolegun e tij grek, Nikos Koxias në Ohër të ketë zhvillim për zgjidhjen e çështjes së emrit. Ndërkaq, Ndërmjetësuesi për zgjidhjen e çështjes së emrit, Methju Nimic u ka dërguar letër shefave të diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, në të cilën e përshkruan situatën aktuale në bisedimet për çështjen e emrit, gjegjësisht pikat për të cilat ka pajtueshmëri dhe pikat për të cilat ka dallime.

Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias nesër në Ohër do të realizojnë takim të ri. Nga Ministria e Punëve të Jashtme theksojnë se vizita e ministrit Koxias është në korniza të dialogut të vazhdueshëm mes dy ministrave, në kontekst të përpjekjeve për tejkalimin e dallimeve rreth emrit, por edhe avancimin e përgjithshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.  Koxias, ashtu siç transmetojnë mediat greke, sot duhet që të arrijë pasdite në Ohër. Shefat e diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë do të kenë darkë pune, ndërkaq vizita zyrtare do të fillojë nesër.

Me rastin e vizitës, kryeministri Zoran Zaev, në një intervistë deklaroi se është optimist dhe se bisedimet janë në drejtim të vërtetë dhe se ai proces po afrohet deri në momentin kur duhet që të ketë takim mes tij dhe Ciprasit.

Ndërkaq, Shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov pret që takimi i nesërm me kolegun e tij grek, Nikos Koxias në Ohër të ketë zhvillim për zgjidhjen e çështjes së emrit.

“Shpresoj të ketë zhvillim. Mendoj se sjellja e Republikës së Maqedonisë dhe e fqinjëve tanë nga Greqia në lidhje me procesin sinjalizon se procesi është në një fazë delikate dhe jemi të fokusuar pikërisht në negociata për zgjidhje të çështjes së emrit dhe shpresoj se do të na ndihmojë ky raund që mbahet pikërisht në Ohër”, tha Dimitrov pas takimit me ministrin e Ukrainës për Punë të Jashtme, Pavllo Dimitrov duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për pritjet rreth takimin me ministrin grek, Koxias.

Takimi në Ohër ndodh një javë përpara se Komisioni Evropian ta publikojë raportin për progres të Maqedonisë, në të cilën pritet që Maqedonia të fitojë rekomandim të pakushtëzuar për fillim të negociatave për anëtarësim në BE. Rundi i fundit i bisedimeve për kontestin me emrin është mbajtur më 30 mars në MPJ-në e Austrisë në Vjenë ku shefat e diplomacive të dy vendeve Dimitrov dhe Koxias kanë realizuar takim me ndërmjetësuesin Methju Nimic.

Ndërmjetësuesi për zgjidhjen e çështjes së emrit, Methju Nimic u ka dërguar letër shefave të diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, në të cilën e përshkruan situatën aktuale në bisedimet për çështjen e emrit, gjegjësisht pikat për të cilat ka pajtueshmëri dhe pikat për të cilat ka dallime, ashtu siç i ka formuluar gjatë kohës së bisedimeve në Vjenë.  Letra u është dërguar ministrave të të dyja vendeve, përpara takimit të tyre në Ohër, që pritet të mbahet sonte dhe nesër, informacionin për letrën e publikuan gazeta “Katimerini”, radio “Athina 984” dhe portali informativ “Njuz 247”, duke iu referuar burimeve të tyre.

MPJ-ja greke, as nuk e konfirmuan, por as nuk e mohuan lajmin në mediat greke se Nimici ka dërguar letër deri te Dimitrovi dhe Koxiasi. /Art Channel/

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia