close
Vendi

DIMOVA: NUK DORËHIQEM, PUNOJMË SIPAS KRITEREVE

0B275F58-FE27-452A-B1B5-B70CB245360B

RASTI “MJETE EVROPIANE PËR SALON ONDULIMI”


Pas akuzave të tri ditëve të fundit në media dhe në parti në lidhje me keqpërdorimin e parave, drejtoresha e Agjencisë kombëtare për ndarjen e parave evropiane për programet arsimore “Erazmus” është kundërpërgjigjur. Lidija Dimova pohon se kjo është rezultat i denoncimit të saj, që në muajin qershor, për 2,2 milionë euro të keqpërdorura nga udhëheqësia e mëparshme, se në Agjenci të paktën dy të tretat e të punësuarve nuk punojnë dhe se avokati Tortevski ka pasur arsye personale për akuzat me mjete të ndara për ruajtjen e gomerëve.

Shumë probleme për mënyrën si funksionon Agjencia kombëtare për ndarjen e parave evropiane për programe arsimore “Erazmus” ka bërë të ditur drejtoresha Lidija Dimova, i cila për disa ditë me rradhe është në shënjestër të kritikave, në media, por edhe nga ana e opozitës, e cila pohon se disa milionë euro me të cilat disponon ndahen në mënyrë jo të drejtë.

“Në muajin qershor kam publikuar një kronikë ku kam përmendur se ka keqpërdorim të fondeve evropiane, të cilat nuk janë 20 mijë euro, por janë 2,2 milionë euro dhe që nga ai muaj ka filluar golgota me agjencinë kombëtare, sulme nga ana e opozitës. E theksoj se ky është rast që prej vitit të kaluar gjendet në Prokurorinë Publike dhe është paraqitur në Bruksel sipas të gjitha rregullave dhe me siguri është ngritur procedurë.” tha Lidija Dimova nga “Erazmus”

Dimova në konferencën e sotme për shtyp pohonte se nga momenti i aplikimit deri të momenti i dhënies së lejes për mjetet, projektet e programit Erazmus janë të përpunuara plotësisht në rregull, për çka as në Bruksel nuk kanë asnjë vërejtje. Gjithë kjo në kushte kur të paktën dy të tretat e të punësuarve në agjenci e bojkotojnë punën, përmes mungesave, për të cilat ajo mendon se janë të justifikueshme, por edhe përmes publikimit të informacioneve të besueshme. 

“Shpërthejnë informacione në të gjitha anët dhe ajo është VMRO-ja për të cilën ankohemi vazhdimisht, nga njëri ose nga tjetri institucion.” tha Dimova

Në mesin e informacioneve që ishin bërë publike për opinionin, për të cilët VMRO-DPMNE-ja opozitare mes tjerash kërkon dorëheqjen e Dimovës, është edhe pohimi se dhjetëra mijëra euro për grante I janë ndarë një saloni ondulimi. Pronari Zoran Zllatkovski së pari theksoi se parukeria funksionon jashtë firmës së tij VEZ TREJD që I ka fituar grantet.

“Po, kjo funksionon vecmas, ka llogari të vecantë, është e regjistruar si salon ondulimi dhe salon bukurie” tha Zoran Zlatovski nga Vez Trejd

Më tej shtoi se edhe firma në Regjistrin qendror është regjistruar me veprimtari parukerie.

“Momentalisht sipas situatës dhe derdhjeve të veprimtarisë është e regjistruar si studio parukerie. Megjithatë me situatën rrjedhëse ja edhe klaozolë të përgjithshme për veprimtari” tha Zlatkovski

Si parukeri apo jo, Zllatkovski thotë se është I kënasqur që në Bruksel projektet e tij për organizim rinor dhe arsim medial janë vlerësuar me kualitet të lartë dhe se dhjetëra nxënës nga vendi, Bullgaria dhe Lituania kanë marrë pjesë në trajnimin për mospërhapjen e lajmeve të rrejshme, në bashkëpunim me Radio Televizionin Maqedonas dhe Agjencinë e mediave. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia