close
Kulture

DISENJATORJA VALENTINA MARKU ZBULON DETAJET E KOLEKSIONIT TË RI

valenti

Sezona e vjeshtës, trendi I fundit, ngjyrat dominante, kopjimi I stilit, e shumë pyetje të tjera u realizuan në intervistën e ditës së sotme me dizajneren nga Tetova Valentina Marku/ Pajaziti. E cila na mirëpriti në atelien e saj për të na rrëfyer rrugëtimin në karierën e artit.

Sipas Markut rinia në Maqedoni ka shije për veshje por defekti I vetëm është se nuk zgjedhin veshjen e duhur sipas kohës, ditës dhe ambientit, sepse shpesh ngatrojnë veshjet e punës me atë të mbrëmjes.

Gjinia e cila vishet më mirë është pa diskutim gjinia mashkullore, ku përveç se kanë shije meshkujt shqiptarë në veçanti ata janë shumë të pashëm, vlerësoi Valentina Marku.
Ajo gjithashtu apeloi deri tek të gjithë dizajnerët e rinjë që të jenë vetvetja dhe të krijojnë dizajnet e tyre pa mos kopjuar sepse kjo do të ishte një dështim në karierën e tyre.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia