close
Vendi

DISHA: RESPEKTONI MASAT PËR TË MOS I NGARKUAR SPITALET

Screenshot_6

VJESHTA, AMBIENTET E MBYLLURA DHE RREZIKU NGA COVID-19


Mbi 22 mijë të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Evidencat vërtetojnë se deri më tani muaji Tetor ka shënuar rekord të infektimeve. Institucionet shënetësore u alarmuan me qëllim që qytetarët të respektojnë masat anticovid, sepse sipas tyre kushtet klimatike të vjeshtës do të ndikonin në rrezikun nga COVID-19.

Mjeku Liridon Disha deklaron se situata ka qenë serioze nga fillimi I pandemisë, por arritja e valës së dytë të ashtuquajtur të vjeshtës imponon nevojën që qytetarët të jenë sa më të vetëdijshëm për shkak  cdo mos respektim I rekomandimeve mbingarkon sistemin shëndetësor.

“Nëse ne mbrohemi nga ky virus do I japim mundësi sistemit shëndetësor që për një periudhë më të gjatë të arrijë t`i shërojë ata të cilët janë në fazë kritike. Nëse ne vazhdojmë me këtë avaz duke mos ju përmbajtur rregullave dhe rekomandimeve nga qeveria do të krijojmë kaos në institucionet shëndetësore”. tha Liridon Disha – Mjek I Përgjithshëm

Mjeku Disha thotë se që nga fillimi I pandemisë ka testuar pacientët e tij. Ai shprehet  se shifra e rasteve pozitive të pacientëve të tij  me COVID-19 ka qenë 21%, numër ky që nuk guxon të anashkalohet.

“Prej momentit kur doli mënyra e testimit përmes “Terminit tim”  unë deri tani kam testuar 111 pacient  prej të cilëve 24 kanë rezultuar pozitiv, disa prej tyre janë trajtuar në mënyrë shtëpiake, normal me telefonatë me mjekun amë, disa prej tyre janë përcjellë në klinikën infektive në Tetovë, për fat të keq kemi pasur edhe një pacient I cili ka humbur jetën”. thotë Disha

Mjeku Liridon Disha u bën thirrje qytetarëve që t`I respektojnë masat e autoriteteve shëndetësore duke e vlerësuar si mënyrën më të mirë për të parandaluar përhapjen e virusit. Ai thotë se kontaktet e përhershme me mjekun familjar madje edhe për simptomat e lehta mund të parandalojnë infektimet.

  09.55- Të paraqiten tek mjeku familjar, të informojnë për cdo lloj simptomi, të jenë të sigurtë se askush nuk I mbyt , askush nuk I gënjen  dhe askush nuk bën asnjë lloj dredhie në këtë aspket sepse askush nuk përfiton nëse dikush del pozitiv ose negative. shtoi mjeku Disha

Së fundi Shtabi I Krizës pranë Komunës së Tetovës ka apeluar deri tek autoritetet kompetente shëndetësore që të rritet numri i termineve për testime për Covid-19 që bëhet nëpërmjet mjekëve amë në komunën e Tetovës./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia