close
Showbiz

DISNEY PLUS HYN NË TREGUN TURK

diznei-turk

Pas Netflix dhe HBO, një tjetër platformë e njohur ndërkombëtare po përgatitet që të hyjë në tregun e kinematografisë turke. Bëhet fjalë për Disney Plus që ka vendosur të investojë për të shtuar në platformë prodhime në gjuhën turke. Për të konkurruar me transmetuesit e tjerë, platforma po nënshkruan me aktorët më të njohur turq. I fundit që ka pranuar është Halit Ergeç i njohur për shqiptarët për rolet në serialet Sulejmani i Madhërishëm apo Babil.

Me një serial në Disney do të shfaqet edhe ylli tjetër i kinematografisë turke Aras Bulut Iynemli mjaft i dashur për shqiptarët në serialet Çukur dhe i Infiltruari. Arasi do të jetë protagonist në serialin kushtuar Ataturkut dhe do të jetë pikërisht në rolin e Mustafa Qemalit.

Për të tërhequr edhe audiencën në moshë të re, Disney ka zgjedhur që të bëjë pjesë të platformës edhe aktorin me origjinë shqiptare Can Yaman. Ky i fundit kthehet në sërish në kinematografi pas një periudhe qëndrimi në Itali.

Për prodhimet e Disney Plus po punojnë kompanitë më të njohura të prodhimit të serialeve në Turqi. Për gjigandin botëror, nga shikuesit ka interes të lartë ende pa nisur transmetimin, dhe mesa duket suksesi i Disney në Turqi do të jetë i garantuar.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia