close
Top LajmeVendi

DITA BOTËRORE E DIABETIT: DIABETI GJITHNJË E NË RRITJE

Screenshot_2

Studentët e mjekësisë me aktivitet tradicional


Në ditën botërore të diabetit, studentët e grupit shkencor të fakultetit të mjekësisë së Universitetit të Tetovës, organizuan një aktivitet për të sensibilizuar qytetarët.

Studentët e grupit shkencor të fakultetit të mjekësisë në Universitetin e Tetovës me një aktivitet tanimë tradicional kanë shënuar 14 Nëntorin Ditën Botërore të Diabetit për të sensibilizuar qytetarët. Me këtë rast, në qendër të Tetovës kanë bërë matje të sheqerit në gjak dhe matje të shtypjes së gjakut.

Diabeti është një sëmundje kronike që shfaqet kur pankreasi nuk prodhon sasi të mjaftueshme të insulinës, ose kur trupi nuk mund ta shfrytëzojë në mënyrë efikase insulinën e prodhuar nga pankreasi. Rjedhimisht diabeti është një sëmundje serioze thonë mjekët, që kërkon trajtim të duhur që të parandalohet ose të paktën t’i zbuten simptomat.

Në ditën botërore të diabetit, mjekët porosisin që qytetarët tu kushtojnë rëndësi më të madhe kontrolleve të rregullta, aktiviteteve fizike dhe mënyrës së të ushqyerit. Mjekët shfaqin alarmin se numri i të prekurve nga kjo sëmundje është gjithnjë e në rritje. Të dhënat e vitit 2017 tregojnë se në Maqedoni ka mbi 120 mjë persona me diabet ndërsa në botë numri i të prekurve nga kjo sëmundje arrinë rreth 420 milionë. /Bleron Jakupi/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia