close
Vendi

DITËT E ARSIMIMIT MEDIATIK 2021, PARALAJMËROHEN SHUMË AKTIVITETE

avmu

TRAJÇEVSKI: E PËRSHENDESIM FUTJEN E ARSIMIMIT MEDIATIK NË ARSIMIN FORMAL

Agjencia për shërbime audio dhe audio-vizuele e përshëndet futjen e arsimimit mediatik në arsimin formal. Drejtori I kësaj agjencie Zoran Trajçevski, tha se në njërën nga aktivitetet e parapara për të shënuar ditët e arsimimit mediatic 2021, do të nënshkruhet një dokument pikërisht lidhur me këtë çështje.

ZORAN TRAJÇEVSKI, DREJTOR I ASHAA
“Të hënën në njërin prej ngjarjeve të para që do të mbahen do të ketë edhe nënshkrim të një dokumenti për futjen e arsimimit mediatik në arsimin formal , megjithatë përveç Futjes së  arsimit mediatic në arsimin formal, duhet vazhdimisht të përpiqemi edhe ne si agjenci që kemi detyrim ligjorë që ta nxisim arsimin mediatik, ju si media ta nxisni mendimin kritik të shikimit të ngjarjeve për të cilat informoni dhe të nxisni mendim kritik dhe ndjekje të informacioneve tek publiku. Gjithësesi në të gjithë shoqërinë ta ngritim nivelin e vetëdijes për arsimin mediatic, veçanërisht në kohën ku kemi prezencë dhe ndikim të madh të rrjeteve sociale, mbi mënyrën e  formimit të mendimit, veçanërisht tek të rinjtë.”

Ai njoftoi se nën moton “Virtuale apo reale- rregullat janë të njëjta! Të jemi të edukuar në aspektin mediatik”do të ketë një seri ngjarjesh dedikuar ndërtimit dhe zhvillimit të vetëdijes kritike tek fëmijët dhe të rinjtë.

ZORAN TRAJÇEVSKI, DREJTOR I ASHAA
“Gjatë tetë ditëve publiku maqedonas do të ketë mundësi të jetë I pranishëm në seminare, debate, vebinare, video dhe panel diskutime dhe ligjërime, të cilat për shkak të gjendjes epidemiologjike, në pjesën më të madhe do të jenë online por disa prej tyre do të jenë edhe drejtëpërdrejtë. Temat e evenimenteve do të jenë të ndryshme si, aktivitete për zhvillim të të menduarit kritik, arsimimi mediatic në arsimin formal dhe joformal, funksionimi professional I mediave, siguria online, stereotipet gjinore bë programet për fëmijë dhe të tjera. ”

Organizatës këtë vit I është bashkangjitur një numër I madh I anëtarëve të rrjetit të arsimimit mediatic dhe mbështetësve, ndërsa përmes organizimit të këtyre eventeve, vendi ynë është I përfshirë në javën globale të edukimit mediatic dhe informativv të UNESKO-s, e cila mbahet dhjetë herë, me temën “Arsimimi mediatik  dhe informativ për të mirën publike”. /KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia