close
Top LajmeVendi

DMSH: NGA 15 KORRIKU FILLON FUSHATA KUNDËR MBROJTJES NGA ZJARRI

Duke qenë se vendi po futet në të ashtuquajturën “periudhë kritike”, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim nga nesër e deri më 15 gusht do të fillojë fushatën kundër zjarrit me ç’rast do të informojë dhe edukojë qytetarët se si të veprojnë në raste të fatkeqësive të tilla.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim nga dita e nesërme e deri më 15 gusht do të nisi fushatën për siguri nga zjarri në të gjithë vendin. Me anë të manualeve, posterave të ndryshme edukative, do të informojë qytetarët për mënyrën se si të ndikojnë në reduktimin e rasteve të zjarrit dhe si të mbrohen gjatë kërcënimit nga ato raste. Këtë e bëri të ditur, gjatë konferencës për shtyp drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Adnan Xhaferoski.

“Gjatë fushatës do të bëjmë shpërndarjen e doracakëve, por edhe do të shtojmë aktivitetet në hyrje të parqeve nacionale, në pikëpagesat rrugore, në të gjitha qytetet e Maqedonisë, ku do të përfshihen edhe 35 njësitë rajonale për mbrojtje dhe shpëtim. Fushata për çdo ditë do të promovohet në rrjetet sociale, radio dhe mediume të tjera. Qëllimi i fushatës nuk është që vetëm të veprohet, por edhe të parandalohet rreziku nga zjarret, sepse futemi në të ashtuquajturën “periudhë kritike.”- tha Adnan Xhaferoski – Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Kjo fushatë mbështet nga EVN-ja, MPB-ja dhe nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave.

Nga DMSH-ja theksojnë se i kanë të gjitha kushtet dhe të gjitha pajisjet për të vepruar në çdo moment gjatë shfaqjes së rasteve të zjarrit. /Blerona Jakupi/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia