close
Top LajmeVendi

DO TË HIQEN NGA PËRDORIMI VËRTETIMET E LLOGARISË

Screenshot_7

Angellovska: Procedura më të thjeshta, kursim i letrës dhe kohës


Vërtetimet e llogarisë, të përdorura për një kohë të gjatë – si vërtetim i pagesave në transaksionet e biznesit, deri në 6000 denarë, do të hiqen nga përdorimi. Me këtë do të lehtësohen procedurat dhe do të kursehet edhe letra edhe koha, thekson ministrja e Financave Nina Angellovska, e cila sot sqaroi se me ndryshimet e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar do të rritet pragu nga një në dy milionë denarë për regjistrim të obliguesve të TVSH-së.

LLogaritë fiskale do të mbeten vërtetimi i vetëm për transaksion biznesi deri në 100 euro, dhe nuk do të jetë e nevojshme të shoqërohen me vërtetim llogarie, siç ka qenë deri tash. Me ndryshimet e Ligjit për TVSH, obliguesit do të kenë “të drejtë të TVSH-së sipas fitimit” me llogarinë fiskale që është e lexueshme për çfarë produkti bëhet fjalë dhe sa ka kushtuar.

“Bota ndryshon shpejt, flasim për kontabilitet në formë elektronike në vendet e zhvilluara, për ambient pa letër, edhe ne dhe administrata jonë duhet ta ndjekim këtë që të mund ta lehtësojmë sa më shumë punën e kompanive dhe ta përmirësojmë biznesin. Në qoftë se i shohim këto letra pas nesh, me siguri pesë dru janë prerë që të prodhohet ajo sasi e vërtetimeve të llogarive.” –deklaron Nina Angellovska, ministre e Financave.

Me më pak letër të harxhuar Maqedonia u kyç në trendin e filluar shumë kohë më parë në botë – qëllimi i të cilit në mes tjerash është mbrojtja e ambientit jetësor. Nga kursimi i kohës përfitojnë edhe menaxherët dhe kontabilistët.

“Tani kemi vetëm një dokument gjatë përpunimit të të dhënave. Më parë kishim dy identikë. Kursehet koha, hapësira, të gjithë e shohim se këto duhet të ruhen diku në kushte të veçanta, kursehet edhe letra dhe kjo është procedurë që do ta lehtësojë punën tonë.” – shprehet Elizabeta Iceva, menaxhere financiare.

Ndryshimet në ligjin për TVSH parashikojnë edhe ngritjen e pragut nga 1 në 2 milionë denarë për regjistrim të obliguesve të TVSH-së, procedurë e cila sipas Angellovskës është lavdëruar edhe nga përfaqësuesit e Fondit monetar ndërkombëtar, për shkak të lehtësimit të procedurave për kompanitë e vogla dhe të mesme. Prioritet i autoriteteve financiare mbetet lufta kundër ekonomisë gri, në të cilën do të kyçen administratorët të cilët deri tani pa nevojë kanë harxhuar kohë për përpunimin e vërtetimeve të llogarive. /Biljana Georgievska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia