close
Top LajmeVendi

DOBROSHT: PAS SHUMË DEKADASH, ME UJË TË PIJSHËM

dobroshti

Atë të cilën nuk arritën organet kompetente ta realizojnë për banorët e fshatit Dobrosht, brenda një viti e gjysme realizoi kompania Nord Energy Group në bashkpëunim me Bashkësinë Lokale të këtij vendbanimi. Qytetarët kanë të drejtën elementare që të furnizohen me ujë të pijshëm, mbi të gjithë ujë cilësor që do t`i përmbushë standardet bashkëkohore. Fshati Dobrosht i Komunës së Tearcës duket se përfundimisht e ka zgjidhur këtë problem. Donatori, Aki Etemi, Bashkësisë Lokale të këtij vendbanimi ua dorëzoi Stacionin e Filtrimit të ujit, një investim ky, që njëherë e përgjithmonë zgjidh cështjen e ujit cilësor për pije, problem të cilët banorët e Dobroshtit e kanë pasur dekada me radhë.

AKI ETEMI – NORD ENERGY GROUP
Bashkësia Lokale e Dobroshtit këtë ditë e quajti historike. Pas shumë peripecish në të kaluarën rreth furnizimit me ujë cilësor për pije, thonë se, sfidës së mungesës së ujit, i erdhi fundi.

Stacioni i filtrimit është një ndër më modernit, me filtra afatgjatë që nuk harxhojnë rrymën elektrike, pasi sipas ekspertëve, përdoret energjia kinetike e vetë ujit. Sipas tyre, janë respektuar në maksimum edhe standardet ekologjike.

Banorët e Dobroshtit janë shprehur mirënjohës dhe falënderues. E vlerësojnë si një të arritur të madhe realizimin e këtij projekti, që brezave të ardhshme t`u lënë në trashëgimi ujë të pastër për pije.

Projekti për ndërtimin e stacionit të filtrimit për ujin për pije në fshatin Dobrosht filloi në vitin në vitin 2017 dhe përfundoi para një muaji. Me këtë hap përfundimisht përmbyllet një çështje kruciale për banorët e Dobroshtit, siç është uji i pijshëm. Përmbyllja e këtij projekti ofron një zgjidhje afatgjate për banorët e këtij vendbanimi.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia