close
Top LajmeVendi

DOKUMENTARI “JETOJMË NË NJË QIELL”

Screenshot_2

Shkurta: Shqiptarët e bashkuar t’i mbrojnë interesat e tyre


Kongresi i Manastri, Diskriminimi i shqiptarëve, lufta e vitit 2001, Marrëveshja e Ohrit, si dhe ligji për përdorimin e gjuhëve janë disa nga temat të cilat përfshihen në dokumentarin “Jetojmë në një qiell” nga gazetarja Mira Shkurta. Ajo për TV tonë theksoi që shqiptarët e Maqedonisë si dhe politika duhet të jenë më të bashkuar se kurrë për qëllimin e vetëm, interesat e shqiptarëve.

Projekti “Jetojmë në një qiell” i realizuar nga gazetarja Mira Shkurta nga Shqipëria, njofton se kjo ide ka lindur nga viti 2017, siç thekson ajo, si një dëshirë për të kontribuar sado pak për shqiptarët jasht kufijve, me të vetmin qëllimin, prezantimin e realitetit shqiptar brenda viteve në Maqedoni.

Sipas Shkurtës, Maqedonia është djepi i gjuhës shqipe për shkak të Kongresit të Manastirit, dhe me miratimin e gjuhëve, tani më shqiptarët duhet të flasin një gjuhë të unifikuar, dhe me standarde. Apeli që jepet nga ky dokumentar ka në fokus mirëkuptimin ndëretnik, si zgjidhje e vetme që vendi të ec përpara.

Ndryshe, premiera e këtij dokumentarit u shfaq të shtunën në Shkup në praninë e shumë fusnksionarëve të lartë. Dokumentari u realizua me mbështetjen e qendrës analitike-hulumtuese “Abdilaqim Ademi”. /Linda Aliu/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia