close
RajoniSport

DOMINIM I EKIPEVE NGA KOSOVA-TABELËN E KRYESON GOLDEN EAGLE YLLI

Liga unike basket

Liga Unike e basketbollit ku  garojnë ekipe nga Shqipëria dhe Kosova ka vazhduar me ndeshje të  raundit të gjashtë  në kategorinë e meshkujve, ku kësaj radhe kanë dominiuar skuadrat kosovare.

 

Ekipet nga Kosova në raundin e gjashtë kanë dal fituese në katër sfidat e zhvilluara. Rahoveci mundi Kamza Basket me rezultat 98-56, ndërsa Prizreni mundi Teutën e Durrësit  me rezultat 109-97 . Të dyja  këto ndeshje janë zhvilluar në Kosovë . Në dy ndeshjet tjera  që janë zhvilluar në Shqipëri.

Edhe në ndeshjet e luajtura në Tiranë dhe Shkodër fituese  kanë dale ekipet nga Kosova.

Tirana – Golden Eagle Ylli  71-103  dhe Vllaznia – Peja, 76-101

 

Pas  raundit  raundit të gjashtë të garave renditjen  e tabelës e kryeson:

1.Golden Eagle Ylli 11 pikë,

2.Peja 10 pikë,

3.Prizreni 10 pikë,

4.Tirana 9 pikë,

5.Teuta 9 pikë,

6.Rahoveci 8 pikë,

7.Kamza Basket 8 pikë,

8.Vllaznia 7 pikë. / KlanMacedonia

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia