close
Top LajmeVendi

DORËHIQEN MINISTRI I BUJQËSISË DHE DY ZV/MINISTRA TË LËVIZJES BESA

BESA-1

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Arjanit Hoxha, së bashku me dy Zv/Ministrat e Lëvizjes Besa dhanë dorëheqje nga funksionet.

Dorëheqjet, siç deklaroi Hoxha, vijnë si akt moral dhe për të respektuar organet e Lëvizjes Besa.

“Për shkak të cënimit të demokracisë në zgjedhjet lokale nga ana pjesës së kësaj qeverie në krye me Zv/Kryeministrin e BDI-së, ku ishte cënuar e drejta e demokracisë me metoda manipulative dhe që fatkeqëisht vazhdoi edhe gjatë ditës së djeshme që ishte dita më e turpshme për demokracinë tonë, jap dorëheqje nga funksioni Ministër bashkë me dy Zv/Ministrat, për shkak se nuk mund ta identifikojmë veprimin tonë politik si Lëvizje BESA me partner koalicioni, të cilët shihet qartë se shfrytëzojnë cdo veprim antidemokratik me qëllim të vetëm, të mbeten në pushtet. Nëse në vitin 2016 ishtë rrënuar një regjim, kurse pjesa tjetër e regjimit nuk u rrënua, por pati shansin të reformohet, sot pas pesë viteve, u dëshmua se jo vetëm që nuk janë reformuar, por I kanë perfeksionuar metodat e tyre të një regjimi klasik” – ka deklaruar Arjanit Hoxha.

Sipas Hoxhës, për momentin, nuk është cënuar rruga eurointegruese e vendit, por është cënuar demokracia nga ana e BDI-së, e cila, sipas tij, duhet të reformohet.

Arjanit Hoxha ka thënë se nuk kanë kontaktuar me Deputetin Kastriot Rexhepi dhe nuk e dijnë vendndodhjen e tij, por presin, ashtu sic ai ka paralajmëruar, të kthehet të Hënën dhe t`i sqarojë veprimet e tij.

Mundësinë që “Alternativa” të kyçet në shumicën aktuale parlamentare, Hoxha e ka komentuar si “vetëvrasje për çdo parti”./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia