close
Top LajmeVendi

DORËHIQET MINISTRI I SHËNDETËSISË VENKO FILIPÇE

50E4B4AC-57C2-46DE-8587-64C30C3D3E15

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, gjatë një press-konference të jashtëzakonshme për media, njoftoi se ia ka dorëzuar dorëheqjen me shkrim Kryeministrit Zoran Zae. Sipas tij një vendim i këtillë vjen pas tragjedisë në Tetovë ku sic u shpreh si mjek dhe si Ministër ka integritet për këtë vendim të dorëheqjes.

“Para një viti e gjysmë e regjistruam rastin e parë me COVID-19 në vendin tonë. E mbaj mend atë ditë ku kishim dy press-konferenca nga kjo foltore e njëjtë. Nga ajo ditë e deri në ditën e sotme, gjithmonë para qytetarëve isha në mënyrë transparente dhe të gapur duke bërë publike lajmet e mira dhe të këqija. Asnjëherë nuk u kam ikur kritikave dhe përgjigjeve, asnjëherë nuk hoqa dorë nga beteja për ta mposhtur pandeminë. Të gjitha vendimet që i kemi miratuar kishin vetëm një qëllim – të mbrohet shëndeti i qytetarëve.

Tragjedia e fundit në Tetovë më ka goditur shumë, shpreh keqardhje për viktimat, shpreh ngushëllime dhe bashkëndjej me familjet e tyre. Nuk ka fjalë që këtë mund ta përshkruajnë e as mënyrë që të kompensohen humbjet.

Si mjek dhe Ministër kam integritet dhe për këtë arsye, për shkaqe morale ia ofrova dorëheqjen time me shkrim Kryeministrit Zoran Zaev.

Dua t`i falënderoj të gjithë që më besuan dhe më mbështetën gjatë punës me detyrat me përgjegjësi dhe sfidat me të cilat u përballëm.

Për fund dua një të përcjell një falënderim të vecantë për përfaqësuesit e mediave, për transparencën e tyre, përkushtimin dhe mbështetjen që e kisha në momentet më të vështira të betejës kundër pandemisë – tha në konferencën e shkurtër për media Venko Filipce. /KlanMacedonia

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia